Ja si Olta Xhaçka njoftoi ambasadorin e huaj për vendimin e vulës së PD

Premte, 03 Mars 2023 19:32
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit është vendim për të zhdukur pluralizmin në Shqipëri. 

Edi Rama u investua për muaj me radhë në Gjykatën e Apelit që vula e Partisë Demokratike të mos i kalojë shumicës, por atij që do kryeministri. Dhe një gjë e tillë ndodhi sot.

Por si erdhëm deri te ky moment?

Syri.net denoncoi ekskluzivisht në datën 28 shkurt 2023se ministrja e Edi Ramës, Olta Xhaçka kishte informuar një diplomat në Tiranë se në 3 mars Gjykata e Apelit do ta kthejë vulën e PD në shkallën e parë. Sipas bisedës që Xhaçka kishte bërë me diplomatin perëndimor, Edi Rama donte që vulën e PD ta merrte Enkelejd Alibeaj. 

Ja si e njoftoi Xhaçka ambasadorin e huaj: 

Syri.net sjell edhe një bisedë në WhatsApp që zbërthen thelbin e këtij skandali dhe nxjerr në pah komunikimet e Olta Xhaçkës me një diplomat perëndimor në vendin tonë i cili këtë bisedë e ka ndarë me stafin dhe bashkëpunëtorët e tij. 

Image

Image

Nga kjo bisedë e mbërritur në redaksinë e Syri.net theksohet se Xhaçka i ka dhënë informacion të sigurt ambasadorit për atë që pritej këtë të premte, 3 mars, në Gjykatën e Apelit. 

Vula e PD qëllimisht u zvarrit pafund, kjo si përpjekje për të penguar hyrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. Se kështu kishte urdhëruar Edi Rama duke vrarë pluralizmin me vendim gjykate. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...