Meta: S’kisha iluzione, zvarritja e vulës së PD ishte regji e mirëmenduar e Edi Ramës!

Saturday, 04 Mars 2023 12:41

“Nuk mund të rri pa dhënë një mesazh për një akt që ka ndodhur dje, që është akti final i deligjitimit tërësor të pushtetit monist të Edi Ramës, i cili ka detyruar dje tre gjykatës që të shuajnë çdo shpresë për sa i takon kredibilitetit të kësaj drejtësie të dalë nga Rama-Forma. Rama-Forma është shndërrimi i reformës në drejtësi që pritej të sillte më shumë drejtësi për vendin, nga ajo drejtësi sipas Kushtetutës që u bë dhe me 140 vota, në Rama-Forma nëpërmjet kapjes antikushtetuese të drejtësisë.Nuk kam pasur iluzion unë dje që një vendim i tillë do të vinte sepse vetëm një naiv dhe pa eksperiencë politike mund të mendonte se zvarritja  prej një viti e çështjes së vulës së PD, ishte një rastësi. jo, ishte një regji e mirëmenduar e Edi Ramës.

 

Vetëm një naiv mund të mendonte se mund të kishte një vendim normal dje, kur kemi parasysh se si u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm me 69 vota, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë që e thotë qartë që të paktën 84 vota dhe përmes Prokurorit u ka pi gjithë sistemi i hetimit, që Edi Rama të vjedhë edhe të jetë i pandëshkueshëm deri tani.

Vetëm një naiv mund të mendonte se do të kishim gjykata me kredibilitet kur përmes falsikimeve të Dvoranit të komanduar nga Edi Rama keni parë betimet e gjoja anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek noteri privat te Lana, që shokuan edhe Komisionin e Venecias dhe gjithë botën.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...