Berisha: 14 maji do jetë një ditë fitoreje për pluralizmin dhe Belind Këlliçin

Saturday, 18 Mars 2023 14:12

“Kjo fushatë, për nga rëndësia e saj tejkalon çdo fushatë tjetër politike dhe vendore nga viti 1992 gjer më sot.

 Sytë të gjithë Shqipërisë janë të drejtuar në Tiranë. Ju keni konstatuar, ka një optimizëm të madh, ka një entuziazëm të qytetarëve dhe demokratëve kudo që shkojmë.
 

Gjejmë një situatë të elektrizuar. Ka një vetëdije të madhe se kjo është fushatë po aq sa vendore, aq edhe politike me një rëndësi të jashtëzakonshme.

 

Edi Rama duhet të marrë në këtë fushatë përgjigjen më të hidhur që meriton. Është në detyrimin e PD-së për të bërë gjithçka për të mobilizuar çdo resurs të saj, në mënyrë që 14 maji të jetë një ditë fitore për pluralizmin, ditë fitore në Tiranë për Belind Këlliçin.

Fitore për kandidatët e lirisë, që janë sot për herë të parë në 32 vite, kandidatë të zgjedhur me procedurën më demokratike dhe të civilizuar,” tha Berisha.

“Strukturat tona duhet të jenë të gjitha nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë.

Punë e madhe është bërë, por potenciali është shumë më i madh.

Çdo ditë tani ka peshë më të madhe se po shkojmë drejt 14 majit,” theksoi kreu demokrat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...