Berisha: Drejtësia do vijë për Ramën dhe Veliajn, parashkrimi nuk i shpëton

Saturday, 18 Mars 2023 14:15

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në takimin me drejtuesit e degëve të Tiranës, se drejtësia do të vijë edhe për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Berisha tha se parashkrimi nuk do i shpëtojë Ramën dhe Veliajn.

“Një kryetar bashkie që ka katandisur Tiranën në një nga 10 qytetet më të ndotura në botë. E thotë Numbeo. E katandisi përmes kullave që ndërton dhe çrregullimit të trafikut.

Me kullat, ky rrit dendësinë e popullsisë. Aty ku ndërtohet një kullë, duhet të ketë një sipërfaqe shumë të madhe rreth saj. Kurse ky e çon në 20 mijë banorë kilometrin. Njerëzit i marrin frymën njëri-tjetrit në këto hapësira.

U ndala këtu për të mos thënë pastaj vjedhjen e tmerrshme me inceneratorin. Ai është 5 herë, 10 herë më i inkriminuar se ai i Bulqizës. I Bulqizës u arrestua për 3 milionë që ia dha një të afërmi, po ky dasmën ia bëri vëllai në kështjellën e Gjirokastrës se i dha tenderin? Kjo është më e pakta, si shembull.

Nuk votohet hajduti, nuk votohet fallsi. Sepse drejtësia do të vijë edhe për Edi Ramën, edhe për Erion Veliajn.

Ligji për të hequr parashkrimin, absolutisht do jetë ligji i parë, do të shkojë deri në referendum vendosja e tij. Pushtetar që vjedh dhe parashkruhet pas 7 vitesh, nuk do ketë kurrë më.

Nuk do ketë më mbyllje çështjesh. PD është e gatshme që të shkojë deri në referendum. Parashkrimi është amnisti, është njësoj si të amnistosh zyrtarët.

Do të marrë fund kjo, ndaj edhe qytetarët duhet ta dinë. Nuk duhet të votojnë kontingjente njerëzish që janë kontingjente për t’u burgosur. Por kjo nuk realizohet, kjo realizohet me takime derë më derë, kokë më kokë, me grupe të vogla, me anketa të vogla.

Edi Rama është i tmerruar, të gjitha aktet që bëri PD-së do i kthehen në bumerang. Opozita do marrë pjesë dhe do fitojë në zgjedhje. Ai do mbajë përgjegjësi për gjithçka,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Politikë

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lëzhës, Sandër Marku është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit. Lajmin është konfirmuar për mediat, ndërkohë dhe Alibeaj, në konferencën për...

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Politikë

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Vetëm ditën e sotme kanë lënë garën e zgjedhjeve të 14 majit katër kandidatë të grupit të Enkelejd Alibeajt.  Pas Sandër Markut në Lezhë, Genç Doçit në Kurbin dhe Gjergji Gjatës...

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Politikë

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës...