Ilir Meta në krah të Luçiano Boçit: Nevoja për ndryshim është ulëritëse!

E mërkurë, 12 Prill 2023 10:33

 

"Varfëria përbën një nga kërcënimet kryesore të familjes shqiptare dhe kambanat e alarmit sot janë të mëdha mbi familjet në qarkun e Elbasanit, që është qarku i dytë më i varfër në vend", gjykon Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë.

Pas takimit që zhvilloi dje në Elbasan sëbashku me dy kandidatë të opozitës për këtë qark, Luçiano Boçin dhe Suzana Topin, Meta vërejti se "nevoja për ndryshim është ulëritëse".

 

"Në Elbasan, mbrojtja e familjes dhe rikthimi i shpresës tek të rinjtë është emergjencë. Duhen propozime dhe plan konkret! - shkroi ai në Fb. - Ne dje ndërmorrëm hapin e parë, prezantuam propozimet tona konkrete në tryezën “Të Mbrojmë Familjen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, që Partia e Lirisë organizoi në qytetin e Elbasanit.

Kënaqësi që në këtë tryezë të kishim prezent kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit, z.Luçiano Boçi dhe Kryebashkiaken e ardhshme të Prrenjasit, znj. Suzana Topi, të cilët janë kaq shumë të përkushtuar për t’ju shërbyer qytetarëve, për të hartuar dhe propozuar politika konkrete dhe të çmuara, që e fuqizojnë familjet, që i japin shpresë të rinjve, që i nxisin dhe inkurajojnë ata të krijojnë familjet e tyre dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Ne jemi të vendosur ta nxjerrim Elbasanin nga lista e Qarqeve më të varfëra të Shqipërisë. Ne jemi të vendosur për fuqizimin ekonomik të familjeve dhe krijimit të mundësive për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme të Elbasanit, Cërrikut, Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit, Peqinit dhe Belshit. Bashkë fitojmë!"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...