Belind Këlliçi: Unë jam i vendosur, transporti publik në Tiranë do të bëhet falas!

E mërkurë, 12 Prill 2023 10:35

 

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për kryebashkiak të Tiranës, e ka shpjeguar fare thjesht para qytetarëve, pse ai është i vendosur ta zbatojë projektin e tij më të rëndësishëm si kryebashkiak i ardhshëm, transportin publik falas në Tiranë. Dje, Këlliçi u takua me banorët e Shëngjergjit.

"Një banor në Shëngjergj paguan 200 lekë biletë për të zbritur në Kinostudio, - tha Këlliçi ndër të tjera. - Prej andej paguan sërish për të shkuar në vendin e punës apo në shkollë. Përfytyrojeni student. 400 lekë të reja në ditë vetëm për një linjë. Përfytyroni dy prindër që duhet të shkojnë në Tiranë për të punuar, ose një familje me fëmijë të rritur. Shpenzimi është disafish më i madh.

 

Prandaj, transporti publik do të ofrohet pa pagesë! 6.8% e buxhetit të bashkisë do të shkojë për të lehtësuar qytetarët!

Këta që i djegin paratë e Tiranës në Sharrë nuk duan, por unë jam i vendosur, do të bëhet falas. Ky ndryshim fillon nga duart e tua!" theksoi Këlliçi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...