Berisha: Ymer Baze nuk do e marrë kurrë ujin e Mezhgoranit! Jugu po shkretohej me shpejtësi të madhe

Hënë, 24 Prill 2023 15:07

“Në Tepelenë, Tërmeti që e ka vendin në qeli, ka përballë një nga inxhinierët më të shquar të Tepelenës, i ardhur nga Kanadaja për të derdhur të gjithë aftësitë e tij, dashurinë dhe përkushtimin për Tepelenën.Në Tepelenë dhe kudo në jug, koha ka ndaluar. Investimet janë zero.

 

Jugu po shkretohej me shpejtësi të madhe. Në Memaliaj, qytetari duhej të merrte leje te polici që të hynte te ish-kryetari, që nuk mendon gjë tjetër vetëm të ndante paratë e tenderave. Karshi tij, një kandidat i atdheut, që i ka shërbyer vendit në Afganistan. Një njeri popullor, me aftësi të mëdha.

 

Në Këlcyrë, kandidati i Ymer Bazes di vetëm të vjedhë. Shkoni e shikoni tubat e ujësjellësit. 3 milionë euro taksa të shqiptarëve, ato çahen njëri pas tjetrit se janë tuba të vjetruar, të përdorur për dekada. Edhe ai me mision. 

Po cili është misioni? Fshatarëve të Mezhgoranit t’u marrin ujin dhe të ndërtohet aty një fabrikë uji për Ymer Bazen.

I them Edi Ramës, që Ymer Baze le të lëpihet nga mëngjesi deri në darkë, por ujin e Mezhgoranit nuk do e marrë kurrë. Se më thanë se kanë filluar të shpërndajnë ryshfete. T’i marrësh ujin Mezhgoranit, do të thotë që do largohet çdo banor nga ai fshat, do të thotë të krijosh kushte për pasurimin e Ymerit. Ymerit shpërbleja në mënyra të tjera, por ujin mos e prek. Ujin e Mezhgoranit. Se është krim.

Arjan Kasa është kandidati që do mbrojë interesat e çdo banori të Këlcyrës.

Edmond Komino, një kandidat i shkëlqyer për Përmetin, një demokrat që ka shkrirë të gjithë aftësitë e tij për qytetin. Gjatë qeverisjes së PD, Përmeti ndryshoi më shumë se në të gjithë kohërat tjera. Edhe kandidati i Përmetit, në funksion të interesave të mafies sub-qeveritare. Kam bindjen se Edmond Komino do të mbrojë interesat e qytetarëve të Përmetit.

Në Derviçan, një biznesmen i shkëlqyer, një bir i shquar i minoritetet grek, me investime serioze në Athinë, është rikthyer, ka fituar në primare dhe tani garon për kryetar bashkie. Një njeri me kredenciale të larta, i respektuar nga i gjithë spektri politik, përveç Rilindjes,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...