Berisha: Më 14 maj votojmë për të shpërbërë pushtetin monist, dhe për të vendosur përsëri sistemin demokratik!

Hënë, 24 Prill 2023 20:25
 
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite turin elektoral në Kamëz. 

Berisha kërkoi votën e qytetarëve për kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Arjan Hoxha.  

Vota e 14 majit, tha Berisha, është votë për të shpërbërë pushtetin monist dhe për të rivendosur sistemin demokratik. 

 

"Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Kamzës, Bathores, përshëndetjet më të zjarrta, falënderimet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë, ju dhe të gjithë banorëve të Kamzës dhe Bathores, të gjithë të afërmeve tuaj, kudo që janë sot në Shqipëri.

Është nder i veçantë të ju falenderoj dhe të jem sot këtu për të paraqitur para jush, Arjan Hoxhën, kandidatin tonë për kryetar bashkie me 14 maj me votën tuaj. Ju garantoj se Arjan Hoxha, kandidati i vullnetit dhe votës tuaj, kandidati i dinjitetit tuaj, do të shkrijë të gjithë energjitë e tij, të gjithë mendjen me përkushtimin më të madh, do të bëjë gjithçka që së bashku me ju ta ndryshojë me shpejtësi gjendjen në bashkinë e Kamzës. Do të bëjë  gjithçka që taksat tuaja ti shndërrojë në shërbime për ju të merituara. Arjani do të jetë një shërbëtor i përulur i qytetarëve të Kamzës. Një administrator i aftë, i zoti, dhe i ndershëm, do të jetë një drejtues vizionar për transformimin e Kamzës. 

Me 14 maj, Kamza ndahet dhe Shqipëria, nga sistemi më i keq që ka njohur njeriu dhe njerëzimi, nga sistemi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, në duart e një individi. Çdo analizë që mund ti bëjmë historisë dhe të shkuarës do të gjejmë se regjimet më të këqija, më ç’njerëzore, më jo popullore, kanë qenë regjimet në të cilat një njeri i ka kontrolluar të gjitha pushtetet. Dhe ky është rasti i Shqipërisë sot. Edi Rama i kontrollon sot të gjitha pushtetet e këtij vendi dhe e vërteta është se kontrollon të gjithë ekonominë, financat, gjykata, polici, SHISH, presidencë dhe çdo institucion tjetër.

 

Në këto kushte me 14 maj, ne votojmë jo vetëm për të vendosur Arjan Hoxhën qytetar të parë në Bashkinë e Kamzës, por votojmë për të shpërbërë pushtetin monist të Edi Ramës, votojmë për të rivendosur pluralizmin në Shqipëri. Votojmë për të vendosur përsëri sistemin demokratik", u shpreh Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...