Berisha: Në Shkodër, Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore. U manipulua edhe votimi elektronik

Tuesday, 23 May 2023 13:27

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se qeveria e Edi Ramës e përdori makinerinë e krimit aty ku kishte dyshime për mandatet.

“Në makinerinë e terrorizimit elektoral të zgjedhjeve, nuk mjaftoi vetëm pushteti, por u përdorën edhe bandat, qoftë në shoqërim të zyrtarëve në takimet e tyre, qoftë në misionin e terrorizmit të zgjedhësve dhe shpërndarjes së parave.

 

Nga se përbëhej makineria e terrorizimit të shqiptarëve në këto zgjedhje? Ajo ishte një amalgamë, një konglomerat i qeveritarëve, zyrtarë, banditëve dhe kriminelëve.

Në të gjitha qytetet e mëdha, në Shkodër, Lezhë, Peshkopi, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier e me radhë, bandat dolën nga strofullat e tyre.

Në Shkodër, Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore të zonës dhe të gjitha me në krye Bajrët, të cilët u liruan nga burgu, u vërsulën dhe me makina të blinduara i binin Shkodrës kryq e tërthor duke ushtruar terror pranë qendrave të votimit.

Bandat darkonin me qeveritarët dhe merrnin misionet. Sigurisht misione për kontrollin e votës, për grabitjen e votës.

A ishte kjo situatë në të gjithë Shqipërinë? Jo, nuk ishte në të gjithë Shqipërinë, duhet të jemi realistë. Kjo ishte në të gjitha zonat ku ai me çdo kusht donte të merrte mandatin.

Këto zgjedhje treguan se kjo makineri megakriminale e blerjes së votave dhe terrorizimit të zgjedhësve u përdor pa mëshirë, siç u përdorën zarfet për pensionistët.

Përdori ndërhyrjen e krimit si rezervën e fundit. Shkoi në Mamurras, shpërndarja e parave ditën për drekë, kërcënim me jetë të eksponentëve tanë.

Po kështu në Lezhë gjithë natën bandat i shoqëronte makina e policisë kudo ngjitur.

Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, ne nuk mund të cedojmë përpara kësaj situate. Jo!

Po marr zonat e votimit elektronik. Të ngrihesh kundër makinerisë elektronike nuk është kaq e lehtë. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votimin elektronik. Por fakte të shumta janë mbledhur dhe po mblidhen për manipulimet e kryera me votimin dixhital.

Ka dyshime të forta se mund të jetë ndërhyrë edhe në algoritmin e tyre. Algoritmi përcaktohet nga kompania nënë, e cila nuk mund të ketë kurrë interesa të ndërhyjë dhe deformojë rezultate elektorale. Por, e vërteta është se ekspertë të fushës, ekspertë me njohuri në këtë fushë konfirmojnë se këto makineri kësaj radhe nuk kanë qenë të sigurta. Dhe ekspertët kanë bërë sugjerimet e tyre se si këto makineri mund të bëhen të sigurta,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...