Berisha: Nuk e pranojmë rezultatin! Analiza e zgjedhjeve do bëhet me dy faza, statuti do zbatohet pikë për pikë

Tuesday, 23 May 2023 13:28

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar të PD, se nuk do njohin këtë rezultat zgjedhor.

“Ne po ndjekim dhe do ndjekim gjer në fund, për të vërtetuar çdo shkelje ligji, dhunim vote në këtë proces zgjedhor.

 

Nuk mund të njohim ne kurrë rezultatin e zgjedhjeve të dominuar nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit. Aty ky Edi Rama ka vendosur komisionerë në kundërshtim me ligjin, që të gjitha, sado të jenë ato, 1000 apo 2000, do kundërshtohen dhe nuk do njihet rezultati i tyre.

Kjo përbën shkeljen më masive, më flagrante të rezultatit. Nuk mund të pranohet asnjë rezultat nën terror.

Nuk do mund të pranojmë një proces në të cilin 870 mijë votues morën direkt apo në potencial, bonus me para. Që këtu kjo është një piramidë mashtrimi, një piramidë blerje vote.

Degët, kandidatët dhe kryetarët kanë dorëzuar këto ditë me qindra e qindra dokumente, filmime, deklarata, fotografi dhe të tjera. Një raport serioz do hartohet pas analizës teknike të gjithanshme të procesit zgjedhor.

Me përfundimin e kësaj faze, do nisë faza e dytë, mendoj unë. Faza e dytë do jetë analiza e të gjithë veprimtarisë sonë. Një analizë me përgjegjësinë më të madhe, transparencën më të madhe.

Një analizë siç u takon ta bëjnë atyre që janë në një mision shumë të vështirë, por pa këtë analizë ata hapa të sigurt në misionin e tyre nuk bëjnë dot.

Kjo analizë do përfshijë PD-në në të gjitha nivelet dhe do zbatohet në statutin e partisë që do zbatohet pikë për pikë, siç e keni votuar.

Këtu nuk mund të kemi ekuivoke. Por është e domosdoshme që të bëjmë gjithçka për të dokumentuar çdo faktor, çdo ndërhyrje, çdo ngjarje që ka ndikuar në këtë proces, në këtë megafarsë, të cilën Edi Rama pasi e kreu krimin, shpërndau miliona euro për propagandën për të shpifur në historinë e këtij vendi.

Po cila ishte pjesëmarrja, më thoni ju? Nëse 1.3 milion qytetarëve iu ndërrua qendra e votimit dhe votuesve socialistë iu dha patronazhistit dhe aktivistit se ku është qendra, këtu u godit elektorati ynë.

Keni parë të flitet për Doshin në studiot televizive këto ditë? Asnjëherë se ua ka blerë gjuhën siç ka blerë votat. Se nuk është Doshi, është Rama. Është një rreth vicioz. Nuk flet kush as për këtë, as për 1.3 milionë zgjedhës që ua ndryshuan qendrat me skemën e vitit 2001. Skemë e mirënjohur për të përjashtuar politikisht zgjedhësit nga zgjedhjet,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Sport

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit...

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

Sociale

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

“Një edukim i mirë mund të ndryshojë çdokënd. Një mësues i mirë mund të ndryshojë çdo gjë” Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Mijëra fëmijë...

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Aktualitet

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Pavarësisht se prej 1999-ës në tregun e sigurimeve janë futur shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, vetëm një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi...