Berisha ironizon AZHBR-në 'model' të Ramës: BE i ndërpreu 130 mln euro!

Hënë, 24 July 2023 16:32
“Nga ky program nuk përfitohet më përmes partisë, nuk përfitohet më përmes parasë”, ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama më 18 maj 2022 për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, skemën kombëtare që ngriti për mbështetjen e bujqësisë, e cila ironikisht sot përbën thelbin e korrupsionit dhe arsyen pse Bashkimi Europian i ndërpreu miliona euro financim Shqipërisë.

 

Këtë moment me video e ka publikuar sot kryetari i PD-së, Sali Berisha, për t’ia sjellë qytetarëve në vëmendje si një dëshmi të fortë të tentakulave qeveritare për të zhvatur dhe grabitur në çdo sektor. 

Berisha shkroi në FB: “Edi Rama ndihej krenar dhe rrihte gjoksin me AZHBR-në! Për Ramën, AZHBR-ja ishte model, “e çertifikuar nga BE-ja", “ku nuk përfitohej me korrupsion”, me “taraf partie",  kurse sot AZHBR-ja është institucioni i ndëshkuar për korrupsion nga BE dhe për shkak të këtij korrupsioni të saj, BE ndërpreu fondet prej 130 milionë eurosh për bujqësinë e Shqipërisë!
 
 
 
Krifca e AZHBR-së, fondet e BE-së për fermerët ia dha Zotos së djegësave të qeverisë. Përpara drejt vjedhjeve të reja!”, e mbyll shënimin e tij, Berisha, duke e shigjetuar Ramën pikërisht me moton e fushatës së fundit elektorale të PS-së, ”Përpara”. 
 
 

 

 
 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...