Zgjedhjet në Rrogozhinë, Berisha: Pati terror ndaj qytetarëve

Hënë, 24 July 2023 17:05
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi  përfaqësuesit e Partisë Socialiste se përmes manipulimeve dhe terrorit ndaj qytetarët,  rrëmbyen  fitoren e kandidatit të opozitës në Rrogozhinë. Në një deklaratë për media, Berisha denoncoi me emër,  përfaqësues dhe drejtorë të PS, që u përfshinë në manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme në Rrogozhinë, duke u bërë thirrje qytetarëve për protesta.
 
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cilësoi zgjedhjet e përsëritura të Rrogozhinës, si një farsë elektorale, e njëjtë më atë të 14 majit. Në një dalje nga selia blu, lideri i opozitës, deklaroi se qytetarët dhe bizneset e Rrogozhinës kanë votuar në klimën e një terrori të vazhdueshëm nga mazhoranca dhe në zgjedhje u përdorën mekanizmat e vjedhjes së votës. 
 
 
 
Berisha denoncoi me emra konkretë,  përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste, të cilët i akuzoi për akte antiligjore në fushatën e Rrogozhinës. 
 
 


Berisha publikoi edhe disa nga pamjet, qe vërtetojnë shkeljet e procesit zgjedhor në Rrogozhinë, foto të votimit familjar dhe dëshmi të qytetarëve që  u është bërë presion nga bashkia e drejtuar prej kandidatit të PS, Edison Memolla. 

Lideri i selisë blu iu kundërpërgjigj edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, i cili  si drejtues politik i qarkut  reagoi në përfundim të  numërimit të votave në Rrogozhinë. 

Duke renditur të gjitha skandalet e socialistëve në  40  ditët e fundit  dhe faktet për manipulimin e zgjedhjeve, Berisha u bëri thirrje qytetarëve për protesta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...