Berisha: Krimi në Vlorë është shëmbëlltyra e pushtetit që përfaqëson sojin e kriminelëve

Tuesday, 08 August 2023 12:19
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku mbeti viktimë një inxhinier në Vlorë ditën e sotme.

 

Berisha është shprehur se 33 vjeçari Rei Meta ishte një sekser i cili vendoste gjoba ndërsa si mburojë kishte pushtetin e dhënë nga nëna e tij e cila është anëtare e KLP.

 
Postimi:
 
 
 
Krim i shëmtuar!
 
 


Rei Meta sekser vrases, djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta i merr jetën inxhinierit Armando Meshau.

Miq, sot në Vlorë 33 vjeçari Rei Meta, nje sekser gjobvenes me emrin e te emer në një akt të shëmtuar kriminal i mori jetën me grushta në një kancelari në Vlorë, inxhinierit Armando Meshau.

Ky sekser qe i kishte premtuar inxhinjerit se do ti zgjidhte neoermjet nenes se tij antare e KLP nje çeshtje pronesie kunderjt shperblimit me nje apartament. Por sekseri bandit nuk kishte mbaruar pune dhe megjithate kerkonte apartamentin te cilin inxhinjeri refuzonte te ia jipte ndaj dhe vrasesi i mori jeten.

Vrasësi është djali i anëtares së KLP Nurihan Meta dhe përfaqëson sojin e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Meshau dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar dhe kërkoj dënimin më të rreptë të vrasësit. #sb

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...