Çollaku: Veliaj është thirrur nga SPAK të premten për inceneratorët, dëshmia e tij zgjati katër orë

Tuesday, 08 August 2023 12:24
GazetarI Basir Çollaku i ftuar në SYRI TV me gazetarin, Bled Marku është shprehur se Veliaj ka dëshmuar në SPAK për gati katër orë mbi megavjedhjen e inceneratorëve.

 

"Nga burimet e mia Veliaj është thirrur nga SPAK sepse nuk mund ta hetosh këtë dosje pa e thirrur kryetarin e bashkisë së Tiranës. Veliaj është thirrur të premten e kaluar dhe ka qëndruar për më shumë se katër orë në Prokurorinë e Posaçme.

Hermetizmi për të shkëmbyer informacion që i intereson qytetarëve është i frikshëm, ka pasur mungesë kuraje që të shkohet në zyrën e Veliaj që është i përfshirë në inceneratorët ku janë vjedhur miliona euro nga buxheti i shtetit.
 
 
 
Në sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës është specifikuar se ka ndodhur kë qëllim pasi janë korruptuar zyrtarët të lartë të qeverisjes vendor të cilët janë zgjedhur, dhe i vetmi që ka pasur tagrin të firmosë është Veliaj."
 
 


Ndër të tjera Çollaku tha që drejtuesit e policisë duhet të shkarkohn pas skandalit me sistemin TIMS ku policë të lidhur me krimin janë përdorur për të përgjuar hyrje dhe daljet e kundërshtarëve të disa grupeve kriminale.

"Përpjekja e një pjesë e strukturës së policisë së shtetit për ta fshehur këtë skandal që është përtej jo të zakonshmes. Drejtuesit të policisë së shtetit duhet të ishin të shkarkuar ndërsa Ervin Muça që ka marrë kë ka dashur duhet të ishte në qeli. Me këtë histori nuk mund  të ketë kompromis.

Ti futesh dhe merr të dhëna për terroristë ose njerëz në kërkim merren vetëm nga prokuroria dhe gjykatat. Më habit heshtja e Rrumbullakut që nuk bën zë për një gjë shumë të rëndë që ka ndodhur në sistemin TIMS. Në sistem ka punonjës police që sakrifikojnë dhe e duan ligjin por këto njerëz që futen te të dhënat private të qytetarëve duhet të ishin në burg, iraniani i vetëm që hakëron të dhënat është Rama asnjë tjetër."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...