Berisha: Të krijohet fondi i mbështetjes dhe mbrojtjes së eksporteve. Euro toksike po shkatërron Shqipërinë

E mërkurë, 09 August 2023 17:40
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që të krijohet fondi i mbështetjes dhe mbrojtjes së eksporteve, si masë për të përballuar rënien e vlerës së euros në treg.

 

Berisha theksoi se kemi të bëjmë me një euro toksike për ekonominë shqiptare, e cila kontrollohet totalisht nga klanet kriminale dhe se ky fenomen po shkatërron Shqipërinë.

Berisha: Këtu kemi të bëjmë me një euro toksike për ekonominë shqiptare, e cila kontrollohet totalisht nga klanet kriminale, ose në shumicën dërrmuese të saj, nga klane të nëndheshme. E tha Klodiani, nëse lexoni ju segmente nga transkriptet që solli Franca, ju garantoj se këto të këtushme që nuk ka prova, janë shumë më të neveritshme, por ato si  shkatërruan dot.
 
 
 
Aty çfarë shifni? Aty shifni se njeriu i lidhur me të gjitha interesat me kryeministrin, drekon me të dhe në darkë porositë vrasjet, jo një, por zinxhir. Shihni mbrojtjen që ai ka nga shefat e krimeve, komisarët e policisë.
 
 


Ju e dëgjuat një Olsi Bistri, por mos kujtoni ju se është më pak, Olsi Rama. Ua them unë ju. Sepse Olsi Bistri, po të mos ishte aspekti i krimit, i vrasjeve, Pëllumb Gjoka ishte pronar i një kazinoje, të cilën ja mbronte Olsi komplet kazinonë.

Por kazinonë e tmerrshme të call centerave me 2.2 miliardë euro vjedhje, i biri i njishit të shërbimit civili, Amant Josifi, e ëma e tij është drejtuesja e Shërbimit Civil të narkoshtetit. Dhe ai kishte protektor absolut Olsi Ramën. Ata merrnin punëtorët e ndershëm, hajdeni tek ne se keni kaq rrogë dhe kemi mbrojtjen e qeverisë.

Sigurisht që ne nuk mund të rrimë, do të bëjmë çtë kemi mundësi, do të insistojmë në krijimin e fondit të mbështetjes dhe mbrojtjes së eksporteve, një domosdoshmëri e madhe në këtë kohë. Por ama po nuk premë rrënjët e këtij fenomeni, po shkatërron Shqipërinë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...