Shkëlzen Berisha: Shpifja - kulla 100 katëshe u bë qira shtëpie

E mërkurë, 09 August 2023 23:34
Shkëlzen Berisha ka reaguar me anë të një statusi në "Facebook",  pas akuzave se ai është një nga ortakët në ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës.

 

Berisha është shprehur në status se nga ortak në kullë, sipas thashethemeve të portaleve, akuzat u degraduan si një qiramarrës në një nga pronarët që ka marrë lejen e ndërtimin për pallatin me firmën e Veliajt dhe Ramës.

Ndër të tjera, Berisha ka paralajmëruar dhe një padi penale për të gjithë ata që shpifin pa fakte.
 
 
 
 

Postimi:

 
Shpifja - Kulla 100 katëshe u bë qira shtëpie 
Shpifja konsumon veten!
Kjo u vërtetua edhe këto ditë kur shpifja për financim kullash 100 kateshe e resortesh në bregdet u kandis në një qira shtëpie! 
Që kur jam kthyer në Shqipëri para 17 vjetësh kam zgjedhur të jetoj gjithmonë me qira! Përgjatë gjithë këtyre viteve, ku kam ndërruar tre herë banesë, njëlloj si shumica e qiramarrësve përveç qirasë nuk kam pasur asnjë mardhenie pune me qiradhënësit! 
Përgjegjësia e qiramarrësit është të paguajë qiranë jo të kontrollojë punët, financat dhe bizneset e qiradhënësit.
E njëjta gjë vlen dhe për banesën aktuale dhe pronarin e saj! Përtej tentativës që nga ortak në kullë, më bënë qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza në  Pezë e më pas tek Mihal Duri , i siguroj që qiranë e kam deklaruar e paguar me bankë sepse nuk kam patur fatin e Ramës për ta paguar në natyrë apo me klering me leje ndërtimi!
Për financime kullash dhe resortesh shpifësit do kenë mundësi të përballen me shpifjet e tyre në gjykatë! Sa për Ramën që përmes tualeteve të tij mediatike thotë se për kullat që ai dhe Veliaj firmosin si të ishin “shërbëtorët” e mi të bindur, fajin e ka Shkëlzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...