1 mld euro në 30 vite/ Berisha: SKAP-i i partisë ka amnistuar Erion Velinë, qytetarët e Tiranës jo

Hënë, 04 September 2023 16:53
Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar SPAK se ka amnistuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

 

Berisha theksoi se fitimi i Erion Velisë dhe klanit të tij i kalon mbi 1 miliard euro në 30 vite me djegësin e Tiranës.

‘SKAP-i i partisë e ka aministruar Erion Velinë. Qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë atë por do ta kapin për zvërgu dhe do ta çojnë aty ku e ka vendin. Prandaj i them shko vetë më mirë sepse nuk ka forcë në botë që të amniston me këtë krim të shëmtuar që ke kryer’, u shpreh Berisha.
 
Berisha: Shuma e dëmit ditor për 30 vite shkon 19,6 milionë euro. Një krim i shëmtuar. Ky është një hajdut i shpërfytyruar. Është në turpin e tyre që guxuan të amnistojnë një hajdut të tillë. A mundet të nxirret mbi ligjin ky hajdut që nuk njeh ligj dhe as moral. E çon në 800 ton në një kohë kur studimi i fizibilitetit i dorëzuar nga pronarët në letra Zoto dhe Mërtiri kishte nxjerrë shifrën 700 ton. Kjo lëvizje nga 700 në 800 ton kjo do të thotë një faturë jo më 450 milionë euro por vetëm me mbetjet e bashkisë kjo shkon në 470 milionë euro.
 
Po të marim parasysh mbetjet e biznesit në këtë mënyrë fitimi i Erion Velisë dhe klanit të tij i kalon mbi 1 miliard euro në 30 vite.

 

SKAP-i i partisë e ka aministruar Erion Velinë. Qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë atë por do ta kapin për zvërgu dhe do ta çojnë aty ku e ka vendin. Prandaj i them shko vetë më mirë sepse nuk ka forcë në botë që të amniston me këtë krim të shëmtuar që ke kryer.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...