Berisha: Erion Veliaj ndërhyri në kontratë për të vjedhur 19.6 milionë euro të tjera me djegësin e Tiranës

Hënë, 04 September 2023 16:57
Kreu i demokratëve, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se në kundërshtim me çdo ligj ka vendosur të ndërhyjë në kontratë gjë e cila është tagër vetëm e autoritetit kontraktues, dhe e askujt tjetër, e qeverisë pra dhe jo e baskisë, për të rritur me 19,6 milionë euro vjedhjen e tij në djegësin e Tiranës.

 

Sipas Berishës, Veliaj vendosi që sasinë tavan nën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërmarrjes së Erion Velisë, ta rrisë nga 700 ton në 800 ton.

 
Berisha: Pasi ka dhënë 5 herë me shkrim garanci për leverdishmërinë e studimit të fizibilitetit të refuzuar në mënyrë të vendosur nga Ministria e Financave, pasi është bërë promotor kryesor në komisionin e koncesioneve për ti dhënë 8 pikë kompanisë së tij e cila do të themelohej vetëm 1 ditë pasi të shpallej fitues, pasi ka firmosur se do të kontrollojë çdo ditë dhe do raportojë çdo muaj ecurinë e punimeve në 5 objektet e djegësit të Tiranës dhe nuk e ka bërë asnjherë deri sot, Erion Veliaj ka kryer një akt tjetër antiligjor për të vjedhur edhe 19.6 milionë euro të tjera.
 
I amnistuari i SKAP-it të partisë, Erion Veliaj, në kundërshtim me çdo ligj ka vendosur të ndërhyjë në kontratë gjë e cila është tagër vetëm e autoritetit kontraktues, dhe e askujt tjetër, e qeverisë pra dhe jo e bashkisë.
 
Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ky hajdut delinkuent vendos që sasinë tavan nën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërmarrjes së Erion Velisë, ta rrisë nga 700 ton në 800 ton.

 

Për ta pasur të qartë ata që na ndjekin, në rast se në një vit të dhënë mbetjet e Tiranës që depozitoheshin gjatë një viti ishin 550 mijë ton apo 600 mijë ton, atëherë qeveria duhet të financonte koncensionarin edhe për 100 tonët që mungonin në ditë. Kjo nuk i mjaftonte Erion Velisë, mbledh Këshillim Bashkiak dhe vendos në mënyrë antiligjore që ky tavan të mos jetë 700 por të jetë 800 ton.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...