Sulmoi Berishën për llogari të Ramës/ Ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini ishte ortak i Charles McGonigal në Shqipëri

Saturday, 23 September 2023 12:14

Rrjeti që Charles McGonigal kishte ngritur në Shqipëri përfshinte disa agjentë të FBI-së.

Një prej tyre ishte Lou Bladel, që kishte shërbyer më parë në postin që mbante Charles McGonigal. Ai mori shuma të majme nga kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe shërbeu si mercenar kundër opozitës.

Por edhe një tjetër agjent i FBI-së ishte i përfshirë në këtë rrjet.
 
Bëhet fjalë për Mark Rossinin. Ky i fundit ishte ortak në biznes i McGonigal, pasi së bashku kishin aksione në firmën Law Office& Investigation, një kompani të hapur së bashku me Shefqet Dizdarin.
 
Për ironi, është kjo dyshe që synonte të merrte fushat e naftës nga Edi Rama.
 

Edhe Rossini u përdor për të sulmuar opozitën.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2019, Rossini në pozicionin e ish-agjentit të FBI-së do të jepte një intervistë për Top Channel, ku shprehej se me protestat Sali Berisha, në atë kohë një deputet i thjeshtë, po bënte lojën e Putin.

“Me këto protesta, Berisha po bëhet kukull e Putinit. Sepse, duke bërë atë që bëri, duke inskenuar ato protesta pikërisht në këtë kohë, po luan lojën e Putinit. Prandaj është kukull. Dhe po të mos e dijë ai. Ky është i gjithë kuptimi i postimit tim emocional. Ndalo dhe shiko se ç’do të thotë kjo në largpamësi. Kjo është e rëndësishmja. Shiko ndikimin në largpamësi, pasojat e kësaj. Jo vetëm qëllimin afatshkurtër. Do të ikë Rama e bëhesh kryeministër. Nëse Rama ka diçka që nuk shkon e duhet ndryshim, në rregull. Por nuk është tani koha. Po bëhesh kukull e Putinit. Po luan në favorin e tij duke bërë atë protestë”, deklaronte Rossini për llogari të Edi Ramës dhe lobingjeve të tij.

Më pas, vetë Rossini dhe McGonigal do merrnin licencë për... një kompani të lidhur ngushtë me Gazpromin rus.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...