Kurti pas takimit me diplomatët perëndimorë: Prioritet dhe urgjencë është siguria e Kosovës

Saturday, 21 October 2023 16:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka bërë të qartë diplomatëve perëndimorë që ishin sot në Prishtinë se prioriteti kryesor dhe çështja urgjente për Kosovën është siguria e saj, pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në njoftimin e Kryeministrisë të shtunën thuhet se Kurti u ka thënë diplomatëve se ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje të sulmeve të tilla.

Në takim, sipas njoftimit, u diskutua edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku Kurti ka theksuar se është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re në dialog.

Zyra e Kryeministrisë ka konfirmuar se emisarët kanë ofruar planin e tyre për ecjen përpara në dialog, për të cilin Kurti i ka falënderuar. 
 
“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftim.
 

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mioslav Lajçak, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, ishin sot paradite në Prishtinë dhe zhvilluan një takim me Kurtin. Ata kanë thënë se kanë ardhur me një plan, të cilin do t’ia prezantojnë edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq më vonë. Tutje, ata kanë kërkuar që palët t'i kthehen dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes të arritur më herët këtë vit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...