Berisha pret të rinjtë e universitetit më të madh privat në Hungari: Pluralizmi ka rëndësi jetike për çdo vend

Saturday, 21 October 2023 16:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, priti në një takim disa të rinj që studiojnë në universitetin më të madh privat në Hungari, Mathias Corvinus Collegium. 

Berisha diskutoi me të rinjtë për miqësinë e përbashkët mes dy vendeve dhe për dramën që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe Hungari. Berisha theksoi se Shqipëria vuajti nga një diktaturë e trefishtë. 

Gjatë këtij takimi, Berisha nënvizoi rëndësinë e pluralizmit, duke thënë se ai mund të humbasë me lehtësi. Berisha tha se Edi Rama, si kryeargati i Beogradit, po e çon vendin vetëm mbrapa në çdo drejtim.
 
POSTIMI I PLOTE
 
Kënaqësi e veçantë të prisja një grup studentësh nga Mathias Corvinus Collegium, universiteti më i madh privat në Hungari, i bazuar në Budapest. 
 

Me të rinjtë shkëmbyem mbi miqësinë e vyer që dy kombet shqiptare dhe hungareze ndajnë me njëri-tjetrin, duke u ndalur në veçanti në historinë tragjike të periudhës komuniste që ka karakterizuar të dy vendet. 

Por në ndryshim nga Hungaria dhe e gjithë pjesa tjetër e Europës lindore, Shqipëria ishte i vetmi vend që vuajti një diktaturë të trefishtë. Një diktaturë të shtypjes dhe të luftës së klasave, një diktaturë të tiranisë së urisë e varfërisë, dhe një diktaturë të izolimit total ndaj botës. 

Është jetike që të investojmë sa më shumë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë që ka pluralizmi politik dhe sesa lehtë mund të humbet ai. 

Janë pikërisht pluralizmi, konkurrenca e lirë, kufizimi i rolit të shtetit, liria e fjalës dhe e mediave, janë këto vlera që i mundësuan Shqipërisë të dalë nga kthetrat e varfërisë komuniste duke u kthyer brenda dy dekadash në një referencë rajonale. Kështu Shqipëria e vitit 2013, sipas Bankës Botërore doli nga kategoria e vendeve të varfra për t’u konsideruar një vend i zhvilluar me pagat më të larta në Ballkanin Perëndimor. 

Mjerisht, falë kryeargatit të Beogradit, Edi Ramës, sot Shqipëria po bën vetëm hapa pas duke ofruar pagat më të ulëta në rajon, me nivelin e shpopullimit më të lartë dhe me liritë politikë më të rrezikuara se kurrë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...