Qeveria mashtroi publikisht/ Porti i Durrësit do të ndërtohet nga paratë e qytetarëve

Diel, 05 November 2023 17:26

Prishja e portit mijëra vjeçar të Durrësit për t’i falur tokën 80 hektarë kompanisë arabe Eagle Hills, që do të ndërtojë aty një port turistik, shkaktoi jo pak kundërshti publike. Për të zbutur reagimin qytetar, qeveria deklaroi se fatura 390 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano nuk do të paguhet nga paratë e buxhetit, por do të financohet nga vet të ardhurat e Autoritetit Portual të Durrësit.  

Por e gjitha kjo rezultoi një mashtrim publik. Tashmë është vendosur zyrtartisht që e gjithë fatura prej 390 milionë euro për portin e ri tregtar në Porto Romano do të paguhet nga paratë e taksapaguesve.

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka caktuar 8.6 miliardë lekë ose rreth 82 milionë euro për të financuar ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Sipas tabelave shoqëruese të projektbuxhetit, fondet do të gjenden përmes një kredi nga jashtë, ndonëse burimi i financimit mbetet i paspecifikuar.

Burime nga qeveria thanë për Kapitali.al se aktualisht po zhvillohen negociata që paratë të sigurohen përmes një kredi nga Banka Botërore. Sipas tyre, BB ka shprehur gatishmërinë për të financuar ndërtimin e Portit të ri, por ende nuk ka një marrëveshje zyrtare për të finalizuar kredinë.

 
 

Në fakt, duket pak e habitshme se si qeveria ka buxhetuar një fond, të cilin ende nuk e ka siguruar. Përgjithësisht kreditë nga donatorët, përfshirë ato nga Banka Botërore, marrin vite për t’u negociuar deri në miratimin final të tyre. Por qeveria thotë se të gjithë këtë proces do ta mbyllë brenda vitit tjetër duke lënë kohë madje, që 8.6 miliardë lekët e përcaktuar edhe të shpenzohen.

Kosto dyfishe

Ligji special për ndërtimin e portit turistik në Durrës, aty ku sot gjendet porti tregtar, në ortakëri mes kompanisë arabe Eagle Hills dhe qeverisë shqiptare rezulton tashmë një marrëveshje me kosto dyfishe për qytetarët.

Së pari, publiku humbet 80 hektarë tokë shtetërore, e cila do të falet për të ndërtuar portin turistik. Nga ana tjetër, përveç faljes së tokës, qytetarët do të paguajnë edhe 390 milionë euro për të ndërtuar portin e ri tregtar në Porto Romano, kur e kishin portin e Durrësit.

Qeveria pretendon se këto kosto janë shumë më të vogla se sa përfitimet që do të marrin qytetarët nga kjo marrëveshje. Sipas saj, ndërtimi i portit turistik nga një emër i njohur si Mohamed Alabbar do t’i japër një hov të ri turizmit në Shqipëri duke e çuar atë në një nivel tjetër. Paralelisht -pretendon qeveria- buxheti do të fitojë para nga porti turistik, përmes dividentit që do të marrë nga ortakëria në projekt.

Sipas marrëveshjes, shteti shqiptar do të përfitojë 33 për qind të fitimit neto, por kompania arabe ka në dorë administrimin e shpenzimeve dhe rezultatin financiar të projektit, për shkak se zotëron paketën maxhoritare dhe kjo mund të kushtëzojë jo pak, pjesën që do të mbetet për shtetin.  

Por teksa përfitimet e pretenduara nga qeveria mbeten ende për t’u parë, e sigurtë është se qeveria dhe Autoriteti Portual mashtruan publikisht kur thanë se porti i ri tregtar nuk do të prekë paratë e qytetarëve. Sipas projektbuxhetit zyrtar, tashmë e gjithë kostoja prej 43 miliardë lekësh ose gati 400 milionë euro do të dalin direkt nga xhepat e qytetarëve. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...