Denoncimi i Petrit Vasilit: Skandali. Koncesionet sa më shumë hetohen aq më shumë shtohen!

Diel, 05 November 2023 17:28

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nuk resht së denoncuari skandalin e Koncensioneve. 

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, së fundmi, Vasili shprehet se sa më shumë që hetohen Koncensionet aq më shumë shtohet skandali.  

 

Statusi i plotë i Petrti Vasilit:

Skandali.Koncesionet sa më shumë hetohen aq më shumë shtohen!

 
 

Koncesionet janë evidentuar qartë si një formë e vjedhjes masive prej qeverisë të taksave të qytetareve.

Vetë proceset hetimore dhe ato fare pak dënime që drejtesia ka ndërmarrë janë provë e pakundërshtueshme që këto koncesione janë konceptuar dhe zbatuar në mënyrë tërësisht korruptive.

- Që nga viti 2017 deri në 2024, buxheti ka paguar dhe pritet të paguajë (përfshirë vitin e ardhshëm) 86 miliardë lekë (rreth 800 milionë euro) për 12 kontrata koncesionare të tipit të Partneritetit Publik-Privat (PPP).(Monitor).

- "Për gjashtë nga këto kontrata është hapur hetimi nga Njësia e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrimi i produkteve të veprës penale, ku është provuar se janë shpërdoruar paratë e buxhetit.

- Vlera totale e këtyre 6 koncesioneve për periudhën 2017-2024 është gati 40 miliardë lekë, që është mesatarisht sa gjysma e buxhetit të investimeve kapitale në një vit".

- Ndonëse SPAK është në veprim, pagesat për PPP-të janë në rritje me 9.3% në buxhetin e 2024. (Monitor).

P ë r f u n d i m !

Dëmi ekonomik po thellohet së tepërmi dhe ato janë shndërruar në gangrenën e ekonomisë së Shqipërisë dhe në një gjenerator korrupsioni.

Kryeministri po vazhdon të miratojë koncesione të tjera, të cilat janë shndërruar në një llogari shumëvjeçare rrjedhese për mafian dhe qeveritarët.

Hetimet e hapura duke u zvarritur pa fund, duke mos shkuar në nivelin më të lartë të përgjegjësive nuk kanë dekurajuar aspak koncesionet.

Kryeministri si përgjegjësi kryesor për miratimin, inkurajimin dhe mbrojtjen publike të koncesioneve është totalisht i pa hetuar dhe ndëshkuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...