Manjani: Ne nuk kemi bërë reformë në drejtësi, vetëm kemi hequr njerëz nga puna

Tuesday, 14 November 2023 23:12

Juristi Ylli Manjani, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë ‘Rama-1’ në vitet 2013-2017, është shprehur se, Shqipëria nuk ka bërë reformë në drejtësi.

Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjani u shpreh se, në fakt në disa sektorë sistemi i drejtësisë ka pësuar regres, e jo progres.

‘Është një gjë që duhet ta dinë të gjithë.

Reforma në drejtësi, siç është quajtur sot, nuk është bërë. Ne nuk kemi reformuar drejtësinë. Deri më sot ne kemi bërë një politikë personeli, kemi hequr në mënyrën më brutale disa njerëz nga puna, disa njerëz që kanë dhënë në sistemin e drejtësisë, 10-20-30 vite punë.

 
 

Me një të rënë të lapsit, në mënyrën më brutale të mundshme, ne i kemi nxjerrë nga loja dhe kemi boshatisur, sistemin gjyqësor nga profesionistët.

Kjo është pasoja e asaj që ne e njohim si reformë në drejtësi.

Ne deri tani nuk kemi bërë, nuk kemi ndryshuar gjyqin, afatin e gjyqit, konceptin e gjyqit. Nuk kemi reformuar asgjë.

Përkundrazi në disa aspekte ne kemi bërë regres, me disa ndërhyrje që janë bërë në emër të reformës, por që kanë krijuar regres në kuptimin e standardeve.

Liritë kushtetuese sot janë shumë të diskutueshme. Garancitë e çdo shtetasi sot janë zero. Këtu kemi arritur.

Nëse kjo quhet reformë dhe ka një emër, e meriton të jetë në pronësinë e tyre, të komunistëve të rinj shqiptarë. Kanë tejkaluar edhe standardet e Enver Hoxhës.

Reforma nuk është bërë ende’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...