Berisha: Shumë shpejt këtë rrugë do ta shndërroni në autostradën e shpresës

E Enjte, 18 Janar 2024 20:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar është shprehur se, kjo rrugë shumë shpejt do të shndërrohet me autostradën e shpresës.

Sipas kryedemokratit, nuk ka fat më të madh se sa të mbrosh të vërtetën.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, urimin tim më të zjarrtë, rrugicën e shpresës e inauguruat sonte si Rruga e Shpresës.

Unë kam bindjen se ju, misionarë të vërtetë të shpëtimit të këtij vendi, shumë shpejt këtë rrugë do ta shndërroni në autostradën e shpresës, do ta emërtoni autostrada e shpresës.

Qytetin e Tiranës, mendjen dhe zemrën e kombit, do ta quani qytetin e shpresës, Tiranën e shpresës.

Dhe Shqipëria e tërë do jetë Shqipëria e shpresës.

Miqtë e mi, shumë armë në betejë të llojeve nga më të ndryshmet mund të ketë njeriu.

Por njëra është arma e të gjitha armëve, është superarma e të gjitha kohërave dhe kjo është e vërteta, të cilën ju po mbroni çdo natë, çdo ditë në këtë rrugë.

Nuk ka fat më të madh për njeriun sesa të vendosë të mbrojë të vërtetën.

Asgjë nuk transformon atë sesa ky vendim.

30 e ca vite më parë, unë isha një mjek shumë i pasionuar pas profesionit tim. Jetoja ditë e natë, të gjithë kohën e ndaja mes profesionit dhe familjes, familjes dhe profesionit.

Por, isha krenar se në atë profesion, të vërtetat e tij më dukeshin më të qarta, më të kapshme dhe ato më motivonin. Gradualisht të dashur miq, kuptova se përveç atyre të vërtetave të profesionit, kishte disa të vërteta më supreme, më eprore, më eprore, më hyjnore dhe këto të vërteta ishin liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ishte liria e individit dhe liria kombëtare. Në besimin tim, absolutisht si një ushtar i thjeshtë, u armatosa me këto armë, vendosa të mbroj ato dhe së bashku me studentët dhe qytetarët shqiptarë, ne ndamë epoka, përmbysëm sisteme.

Shqipërinë e morëm nga thellësitë e territ të historisë dhe e anëtarësuam në NATO.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...