Berisha: Malltezi nuk ka marrë as 0.1 përqind nga toka e trashëguar nga familjet, u burgos pse është dhëndri im

E Enjte, 18 Janar 2024 20:50

Duke komentuar akuzat e bëra ndaj tij nga ana e SPAK, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kjo betejë do ti çojë demokratët drejt fitores.

‘Në qoftë se me akuzat për korrupsion u shpalla non-grata, koha provoi se u riktheva edhe fuqishëm edhe njëherë në krye të PD. 

 

Në qoftë se me akuzën për korrupsion në dosjen Partizani, vendosën Sali Berishën në arrest shtëpie, ju garantoj se kjo akuzë, se ky qëndrim, se kjo betejë e jona, do na çojë ne drejt fitores së sigurt’, tha kryedemokrati, Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Së fundmi, prapë duhet të ndalem përsëri sepse dua ta kemi shumë të qartë që kjo betejë, një nga dimensionet më të shëmtuara ka luftën e kampit korruptiv dhe të korrupsionit kundër Sali Berishës dhe antikorrupsionit të tij dhe tuajën, të atyre që e besojnë Sali Berishën.

Shpikën, nga kulla dolën te dosja Partizani.

Burgosën një njeri, i cili për fajin e vetëm se është dhëndri i Sali Berishës, dhe ka marrë në përputhje me çdo ligj të vendit, 410 metra katrorë tokë.

Por unë do u them shqiptarëve se ky njeri, pavarësisht se Sali Berisha ka qenë për vite të tëra president dhe kryeministër, ka arritur të marrë as 0.1 përqind nga miliona metër katrorë tokë të trashëguar nga Tiranë në Shkodër, nga Hani i Hotit gjer në Divjakë. Familjet e tij.

Dhe tani i pret dështimi përfundimtar.

Në këtë betejë ne jemi të sigurt në fitoren tonë.

Në qoftë se me akuzat për korrupsion u shpalla non-grata, koha provoi se u riktheva edhe fuqishëm edhe njëherë në krye të PD.

Në qoftë se me akuzën për korrupsion në dosjen Partizani, vendosën Sali Berishën në arrest shtëpie, ju garantoj se kjo akuzë, se ky qëndrim, se kjo betejë e jona, do na çojë ne drejt fitores së sigurt.

Ne do fitojmë!

Ndaj dhe thirrja ime për çdo qytetar të këtij vendi, ngrihu me armën e të vërtetës se nuk ka armë më të pathyeshme se ajo.

Shpreh pakënaqësinë tënde me armën e të vërtetës. Mbro dinjitetin tënd me armën e të vërtetës.

Bashkohu këtu me këta burra dhe gra, djem dhe vajza, të ecim së bashku drejt fitores.

Drita e vërtetës do të ndriçojë çdo minutë, çdo orë, çdo ditë rrugën tonë drejt fitores.

Rroftë Shqipëria, rrofshi ju, rroftë opozita shqiptare.

Edi Rama, edhe në Surrel do vijë kjo dritë, do të pastrojë ty dhe kalbësirat e sarajeve tua.

Je i pashpresë!

Fitore, fitore, fitore!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...