Dokumenti i FBI që fundos Ramën: Korrupsioni me McGonigal u kushtoi rëndë taksapaguesve amerikanë

Diel, 28 Janar 2024 11:43

Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail shkruan sot se FBI është alarmuar nga çështja shqiptare e Charles McGonigal dhe ka urdhëruar një hetim të çdo dosje që ka kaluar në duar McGonigal në 22 vite.

Po ashtu, Daily Mail, ka publikuar edhe dokumentin e FBI që fundos Edi Ramën dhe McGonigal, pasi thekson se hetimet korruptive për llogari të Ramës, që u kryen nga McGonigal, u kanë kushtuar taksapaguesve amerikanë.

"Nga rishikimi i brendshëm rezultoi se ka qenë një sipërmarrje e madhe, që kërkon një shpenzim të panevojshëm të burimeve të konsiderueshme qeveritare," thuhet në memon e FBI.

Në mbështetje të këtij fakti, prokurorët bashkangjisin letrën e një agjenti të FBI-së ku janë redaktuar disa të dhëna identifikuese. 

Letra mban datën 16 mars 2018 dhe zyrtari që e shkruan pyet se “pse në kushtet e burimeve të kufizuara dhe faktin që shumë zyra në terren kanë vështirësi të hetojnë kërcënime” më serioze, zyra e Nju Jorkut kërkon hapjen e një hetimi për të meta në regjistrimin si FARA, duke e paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare?”

Më tej, zyrtari shkruan se kërkon që të jetë në gjendje t’u përgjigjet eprorëve nëse lindin pyetje. “Do të doja t’ju shpjegoja atyre se pse po punojmë për një çështje SIM/FARA të lidhur me Shqipërinë, kur çdo ditë unë luftoj për burime për disa çështje të sigurisë kombëtare që kanë lidhje me disa vende që paraqesin kërcënim të lartë si..”, thuhet në letër ku emrat e vendeve të tjera janë të fshira.

Ndërkohë, Daily Mail shkruan se është gozhdues konstatimi që bëhet për McGonigal.

“Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t'i kryente ato”, thuhet në dokument.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...