'Bomba' e Daily Mail: Afera shqiptare e McGonigal alarmon shefat e FBI, po hulumtojnë me imtësi të gjitha dosjet e tij

Diel, 28 Janar 2024 11:51

 
Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail shkruan sot se shefat e FBI janë të alarmuar nga afera shqiptare e Charles McGonigal dhe po hulumtojnë çdo dosje të tij, nga frika se mos janë komprometuar.
 

"Shefat e shqetësuar të FBI-së po hulumtojnë nëpër hetime 'të shumta' të nivelit të lartë, që zgjasin 22 vjet, nga frika se ata ishin komprometuar nga spiuni i dënuar i byrosë, Charles McGonigal. 

 

Operacioni i hulumtimit shtrihet gjatë gjithë kohës kur ish-kreu i kundërzbulimit në Nju Jork ka punuar për agjencinë," shkruan gazeta.

"McGonigal, 55 vjeç, tashmë është dënuar me katër vjet e dy muaj burg për marrjen e parave dhe komplot me një oligark rus të sanksionuar, i cili është mik i presidentit despot Vladimir Putin.

Por pasojat e plota të mundshme të tradhtisë së tij përshkruhen në një memorandum dënimi nga qeveria amerikane për një rast tjetër në Uashington DC, ku ai do të dënohet më 16 shkurt.

Prokurorët kërkojnë që ai të marrë 30 muaj të tjerë burg dhe një gjobë prej 95,000 dollarësh për fshehjen e 225,000 dollarëve para të gatshme që mori nga një zyrtar i inteligjencës shqiptare.

Dhe ata zbulojnë në memorandumit e 5 janarit – të siguruar nga Daily Mail – se FBI është aq e shqetësuar për mashtrimin e McGonigal, saqë rastet 'sensitive' që datojnë që kur ai u bë agjent special, po shqyrtohen imtësisht," thekson gazeta.

Memorandumi thotë: “Duke pasur parasysh rolin e lartë dhe të ndjeshëm të të pandehurit në organizatë, FBI është detyruar të ndërmarrë rishikime thelbësore të shumë hetimeve të tjera për të siguruar që asnjë nuk është komprometuar gjatë mandatit të të pandehurit si agjent special i FBI-së dhe agjent special mbikëqyrës".

"I pandehuri ka punuar në disa nga çështjet më të ndjeshme dhe të rëndësishme të trajtuara nga FBI".

Memorandumi paralajmëron më tej: 'Mungesa e besueshmërisë së tij, siç zbulohet nga sjellja e tij në bazë të veprës së tij penale, mund t'i rrezikojë të gjitha".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...