Berisha: Ky regjim nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë demokratët e vërtetë, të mposhtë Sali Berishën

E mërkurë, 06 Mars 2024 22:37

Kryetari i PD, Sali Berisha në protestën që po mbahet kundër arrestimit politik të tij nga drejtësia e dirigjuar nga pushteti është shprehu se PD është e vendosur siç përmbysi në vitet ‘90 diktaturën më të shëmtuar që Europa kishte njohur në histori, të përmbysë në vitet 2024, narkoshtetin më të shëmtuar, më të rrezikshëm që Shqipëria ka pasur në historinë e vet.

Fjalimi: 

 

Mirëmbrëma dhe njëherë përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen time më të pakufishme për qëndresën tuaj, vendosmërinë në misionin e madh, misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga narkoregjimi i Edi Ramës. 

Ju përshëndes ju, përshëndes oratorët, përshëndes miqtë tanë nga Forza Italia dhe i falënderoj për solidaritetin e tyre.

I garantoj se PD është e vendosur siç përmbysi në vitet ‘90 diktaturën më të shëmtuar që Europa kishte njohur në histori, të përmbysë në vitet 2024, narkoshtetin më të shëmtuar, më të rrezikshëm që Shqipëria ka pasur në historinë e vet.

Të përmbysë diktaturën, e cila bazohet në aleancën e qeveritarëve me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Kjo diktaturë që po shkatërron Shqipërinë me shpejtësi të rrufeshme, po përzë shqiptarët nga Shqipëria si asnjë pushtim tjetër në historinë e vendit, i ka kohërat e numëruara.

Demokratët janë në këmbë, janë të vendosur.

Ata kaluan vështirësi dhe pengesa të paimagjinueshme.

Regjimi i krimit, drogës, korrupsionit ia doli të angazhojë kundër tyre mafien më të rrezikshme ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit dhe mafiozët e tjerë.

Ky regjim ia doli të rikthejë në Shqipëri drejtësinë e kohërave të diktaturës.

Ky regjim ia doli të ndërtojë propagandën e mashtrimit njëlloj si në kohërat më të errëta të diktaturës.

Ky regjim nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë demokratët e vërtetë shqiptarë, të mposhtë Sali Berishën, PD-në.

Jo dhe jo me asgjë.

Sot, ai shfrytëzon të gjitha mjetet e krimit. Shfrytëzon miliona e miliona të korrupsionit.

Shfrytëzon mafien ndërkombëtare, propagandën e tij të shpifur për t’u paraqitur ndryshe nga ç’është.

Por ju këtu, misionarë të lirisë, i nxirrni çdo ditë, çdo natë para shqiptarëve, fytyrën e tij të vërtetë, fytyrën e tij të shëmtuar, karakterin e tij antidemokratik, karakterin e tij antishqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...