PS voton mes protestës Ligjin e Investimeve Strategjike, PD: Në interes të 5 oligarkëve dhe grupeve kriminale

E Enjte, 07 Mars 2024 13:47

Mazhoranca socialiste ka miratuar sot në Kuvend me nxitim, pa votat e kërkuara dhe nën protestën e deputetëve opozitarë, Ligjin e Investimeve Strategjike, ligj në favor të qeveritarëve dhe klientelës së tyre.

Gazmend Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, deklaroi se Ligji i Investimeve Strategjike është interes i mirëfilltë i një grushti oligarkësh dhe një grushti personash, anëtarë të krimit të organizuar. Në përfundim të protestës së opozitës sot në parlament, Bardhi dha një deklaratë për mediat, në të cilën tha: 

 

“Siç e parë, në një seancë ku edhe sipas rregullores së Kuvendit nuk kishte kuorum për votim, rregullorja e përcakton qartë që të hapet procesi i votimit për miratimin e projektligjeve, duhet të kenë votuar pro për prezencën, së paku 71 deputetë.

Deklarohet që janë prezentë 68 deputetë dhe kjo nuk e ndal vrullin e drejtuesve të seancës për të miratuar Ligjin e Investimeve Strategjike , që është interes i mirëfilltë i një grushti oligarkësh dhe një grushti personash, anëtarë të krimit të organizuar që kanë marrë statusin e investitorëve strategjikë.

 

Sot, në drejtimin e seancës, nuk ishte Ermonela Felaj, ishte përfaqësuesja e pesë oligarkëve që përfitojnë nga Ligji i Investimeve Strategjike dhe i tre grupeve kriminale që përfitojnë po ashtu nga ky ligj.

Dua të ripërsëris që për opozitën është shumë e rëndësishme që parlamenti t’i kthehet normalitetit, t’i kthehet Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, qoftë sa i takon të drejtave kushtetuese të opozitës, qoftë procesit parlamentar.

Dua të deklaroj me përgjegjësi të plotë se sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, sot asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur dhe rezultati i votimit nuk mund të konsiderohet i miratuar ligjërisht.”

Modifikuar më E Enjte, 07 Mars 2024 13:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...