Agron Gjekmarkaj: Në këtë betejë të gjatë, shumica e demokratëve vlerësuan që duhet t’i udhëheqë Sali Berisha për të rrëzuar Ramën

E Enjte, 07 Mars 2024 13:51

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj , në një lidhje për “Open”, u pyet nëse kishte ndryshuar ai apo Sali Berisha, duke theksuar se deklaratat e tij janë arkivuar tanimë dhe se e vetmja ngjarje e madhe është bashkimi i Partisë Demokratike.

Gjekmarkaj: Unë kam ikur nga posti i nënkryetarit të PD në shenjë përgjegjësie dhe jam kthyer në shenjë përgjegjësie. Më shumë se e demokratëve është dëshirë e qytetarëve shqiptarë për një opozitë. Sa i përket qëndrimeve të mija, ato janë arkivuar. Këto kanë qenë qëndrimet e mia, kohë pas kohe, ndonjëherë subjektive ndonjëherë objektive. Këto janë detaje të vogla.  

 

Ngjarja e madhe është bashkimi i Partisë Demokratike duke prishur skenarët e kryeministrit Edi Rama që e mban gati gati peng. Një vend që nuk ka më institucione, dhe tenton të prishë edhe institucionin e fundit që është opozita e vendit, duke kaluar në autoritarizëm. Besoj dje ka qenë një ditë e shënuar për vendin.

Ai ishte shpërblim për largimin nga Basha?

 

 Gjekmarkaj: Në këtë betejë të gjatë dyvjeçare, shumica e demokratëve vlerësuan që duhet t’i udhëheqë ata Sali Berisha për të rrëzuar Edi Ramën. Në këtë kontekst, çështja është të bëjmë apo nuk do të bëjmë opozitë. Nëse biem peng e disa deklaratave dhe të shmangim vullnetin e shumicës, është të bëjmë lojën e qeverisë. PD nga dje është një gjë tjetër. Do të jetë një parti e platformave, ideve dhe njerëzve dhe do ta shikoni atë më shpesh në sheshe dhe bulevardet e Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...