Berisha: Ju ftoj ta shndërrojmë të premten në ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile, fitores së plotë

Saturday, 13 Prill 2024 11:53

“Hajna si këta nuk i ka toka!  Erion, kërcënove Edi Ramën ti, por nuk kërcënon dot qytetarët e Tiranës.

Ata të premten do të të presin biletën.  Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen o hajdut se nuk ke shpresë, nuk ke shanse”, tha lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në ditën e 102 të tubimit qytetar.

 

Berisha ftoi qytetarët që ta shndërrojmë të premten në ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile, fitores së plotë.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Hajna si këta nuk i ka toka!

Erion, kërcënove Edi Ramën ti, por nuk kërcënon dot qytetarët e Tiranës.

Ata të premten do të të presin biletën.

Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen o hajdut se nuk ke shpresë, nuk ke shanse.

Lidhu dhe puthu sa të duash me Ballën, me kadavrat e tjera politike dhe kalbësira, por asgjë nuk do të mund të mbrojë ty nga fuqia e demokratëve, opozitarëve të bashkuar për të vendosur dinjitetin, ligjin në shtëpinë e parë të kryeqytetit, Bashkinë e Tiranës.

Edhe njëherë, ju falënderoj shumë, ju përgëzoj, ju ftoj ta shndërrojmë të premten në ditën e betejës pa kthim, mosbindjes civile, fitores së plotë.

Rikthimit dhe çlirimit të Bashkisë së Tiranës.

Rikthimit të shtëpisë së parë qytetarëve të ndershëm, të rinjve, të rejave, burrave dhe grave fisnikë të këtij kryeqyteti dhe të ecim të sigurt drejt fitores tjetër, qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...