'Plasi nafta në Shpirag'

Saturday, 13 Prill 2024 11:56

Në pikën e vapës, gushtin e kaluar, Edi Rama prishi rehatinë e plazhit dhe thirri një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, do kumtonte “lajmin e madh” të zbulimit në Shqipëri të një rezerve gjigante me naftë, nga ajo e cilësisë më të mirë. Cilësi aty-aty me atë të Arabisë Saudite.

Rama ishte i vetëdijshëm për planin e trullosjes me propagandë të shqiptarëve ndaj edhe në konferencë tha nëpër të se do presim edhe testimet finale të kompanisë SHELL, por ai u kujdes që lajmi i madh, zbulesa e tij, se shqiptarët do të hanë me lugë floriri, të merrte dhenë nëpër mediat e tij dhe hysmeqarët mediatikë të pushtetit, të cilët filluan t'i trullosin ata dhe t'i fusin në lumin e furishëm të propagandës qeveritare se si nafta në Shpirag do ta kthente Shqipërinë në një mini-Dubai.  

 

Banaqet televizive të mbrëmjeve nxituan të thërrisnin në panelet e tyre ekspertët e hidrokarbureve, deri dhe te ata të harruarit prej vitesh që dikur kishin shërbyer me eksperiencën dhe diturinë e tyre në uzinat e puset e shpuara gjatë periudhës komuniste.

Por edhe “zëdhënësit” e qeverisë, me aq zell nëpër kanalet mediatike nisën t’i tregonin shqiptarëve se si do i mbushnin makinat e tyre plot e për plot, me çmime gati qesharake me naftën e cilësisë më të mirë, si në Amerikë a në Arabi, ndërkohë që paratë e ardhura nga nafta e Shpiragut do të shpërthenin arkat e shteti dhe do plaste rritja e rrogave, pensioneve e mirëqenia në tërësi.

 

Shqiptarët u trullosën dhe filluan të ëndërrojnë, ndërsa magjistari kryeministër kërkoi edhe pak ndihmë nga Zoti që testi i shpimit të SHELL të rezultonte pozitiv.

Por 7 muaj më pas, teksa Shell nxorri raportin e fundit duke shfaqur dështimin për gjetjen e naftës në Shpirag, duket se ëndrra e bukur rezultoi një zhgënjim. Zoti po ashtu duket se nuk iu përgjigj lutjeve të një njeriu që luan profetin e rremë në një vend, popullin e të cilit e vjedh me të dyja duart prej më shumë se një dekade.

Nafta nuk doli, por kryeministri është kujdesur që të zbulojë rezervat e gjigante të hidrogjenit në Bulqizë, derisa të dalë testi edhe atje, e hoqi qafe edhe mandatin e tretë me propagandë e lajme zbulimesh të mëdha.

Deri atëherë, mirëqenia e shqiptarëve me një kryeministër të tillë do të mbetet "ëndërr e një nate vere".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...