Çfarë fsheh Rama me mashtrimin delirant për vizitën e tij në Francë

Saturday, 13 Prill 2024 12:14

Mbrëmë në darkë, kryeministri Edi Rama postoi disa foto nga vizita në Francë, duke thënë se ishte pritur në mënyrë madhështore.

Më herët gjatë ditës, ai ishte kujdesur që mediat e tij të theksonin sërish faktin se nuk ishte parë një pritje e tillë për një qeveritar shqiptar. 

 

Në fakt ishte një manipulim delirant sepse një pritje e tillë për një kryeministër shqiptar është parë edhe gjatës kohës kur Sali Berisha vizitoi Parisin.

Ky është një manipulim i trashë për shkak se protokolli francez nuk është një ligj që zbatohet sipas orekseve të drejtuesve të shtetit.

 

Franca nuk është republikë bananesh si Shqipëria e Edi Ramës dhe protokolli është një ligj i rëndësisë së veçantë.

Ndaj është qesharake të pretendosh se Rama po pritet më mirë se nga të tjerët.

Por përse i duhet Ramës një manipulim i tillë delirant dhe qesharak njëkohësisht?

Dikush mund të thotë se Edi Rama është i interesuar vetëm për formën dhe për propagandën dhe kaq i intereson.

Në fakt arsyeja duhet të jetë më e thellë. Rama duhej të sqaronte shqiptarët se çfarë arriti me këtë vizitë zyrtare?

Askund nuk thuhet asgjë, edhe pse vizita vjen në një moment të rëndësishëm për shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë.

Asgjë për integrimin e Shqipërisë, asgjë për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, asgjë për situatën në rajon.

Për shkak të këtij dështimi, Rama shpik një histori me protokollin, njësoj si atëherë kur i mahniti me atletet.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...