Berisha: U bëj thirrje mediave, dilni në rolin tuaj historik, mos mbroni Dumanët dhe hajdutët

Saturday, 13 Prill 2024 23:42

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje gazetarëve dhe medieve që të kthehen në rolin e tyre historik, atë të denoncimit dhe interesit publik.

‘Mos mbroni hajdutët, mos mbroni kriminelët!’, tha Berisha. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, mos harroni se të enjten që kaloi, Kushtetuta u shndërrua në Xhaçkë, Xhaçka u shndërrua në gjykatë, republika u shndërrua në turpin e dheut.

A mund të durojmë ne një gjendje të tillë?

Parlamenti u shndërrua në mëkatin e krimeve të Olta Xhaçkës.

Të mos gënjejë njeri veten, armiq të të drejtës, të ligjit, të lirive tuaja janë Dumanët, kjo racë e shpifur hajdutësh dhe kriminelësh që tallen me shqiptarët, që vjedhin me qeveritarët, që pasurohen me qeveritarët, që janë bërë mburojë e tyre.

U bëj thirrje medieve: dilni në rolin tuaj historik, në misionin tuaj të mbrojtjes së interesit publik.

Mos mbroni hajdutët, mos mbroni kriminelët!

Të them publikisht këtu, ti gazetar që merr Erion Veliajn, merr në studio edhe ata që e kanë denoncuar që t’u thonë shqiptarëve të vërtetën.

Ti gazetar që liston si biograf i Altin Dumanit, 15 veti të tij, të kesh turp, të skuqesh që fsheh 3 apartamentet e Altin Dumanit.

Të skuqesh, të kesh turp që u fsheh shqiptarëve ato që vetë Dumani i ka deklaruar.

Mos shisni shpirtin në këtë mënyrë.

Mendoni se kombi po shfaroset nga kjo bandë!

Mos tjetërsoni veten në këtë mënyrë. Mos dilni jashtë misionit tuaj publik se janë shqiptarë ata që po ikin.

Se është kombi juaj ky që po shkatërrohet, dhe po shkatërrohet se padroni juaj dhunon votat.

Se Dumanin juaj bëhet mburojë dhe amnisti e tij.

Kurse një popull shkretohet çdo ditë, vidhet dhe varfërohet çdo ditë e më shumë!

Bëjuni shqiptarë, kini guxim dhe jo hyzmeqarë të horrave, kriminelëve, banditëve me pushtet!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...