Berisha: Në rast se nuk përmbysim Edi Ramën, kurrë nuk do të votojmë të lirë

Saturday, 13 Prill 2024 23:44

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, tha se në rast se nuk përmbysim Edi Ramën, kurrë nuk do të votojmë të lirë.

“Në rast se nuk do sakrifikojmë për votën e lirë, ne nuk e meritojmë atë.  

 

Në rast se nuk sakrifikojmë për votën e lirë, ne shkelmojmë mbi dinjitetin tonë.

Ju e kuptoni të gjithë se të gjitha këto dhjetëra, qindra milionë, me Edi Ramën shndërrohen në vota të blera.

Ju e dini mirë se këto tonelata drogë shndërrohen në banda vrastare për votën e lirë në zgjedhje.

Ju e dini mirë se këta prokurorë dhe gjykatës janë vrasës të lirisë dhe votës së shqiptarëve me dosjet që mbyllin.

Ne na mbetet vetëm sakrifica, sakrifica, sakrifica për votën e lire”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës 

Çdo ditë jeni dëshmitarë se si varrosen nga Dumanët dhe Zamanët e partisë, dosjet e kriminelëve elektoralë.

Çfarë do të thonë këto? Të gjitha këto do të thonë se ne në këtë gjendje, në rast se nuk përmbysim Edi Ramën, kurrë nuk do të votojmë të lirë.

Në rast se nuk do sakrifikojmë për votën e lirë, ne nuk e meritojmë atë.

Në rast se nuk sakrifikojmë për votën e lirë, ne shkelmojmë mbi dinjitetin tonë.

Ju e kuptoni të gjithë se të gjitha këto dhjetëra, qindra milionë, me Edi Ramën shndërrohen në vota të blera.

Ju e dini mirë se këto tonelata drogë shndërrohen në banda vrastare për votën e lirë në zgjedhje.

Ju e dini mirë se këta prokurorë dhe gjykatës janë vrasës të lirisë dhe votës së shqiptarëve me dosjet që mbyllin.

Ne na mbetet vetëm sakrifica, sakrifica, sakrifica për votën e lirë.

Kombet që kanë luftuar për lirinë, kombet që kanë sakrifikuar për liri dhe dinjitet, i kanë gëzuar ato.

Kurse të tjerat janë zhdukur siç po zhdukemi ne këto 10 vite.

Një e treta jonë është tretur nëpër botë.

A ka emergjencë më të madhe?

A ka kushtrim më të madh për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar?

A ka apel më të madh për të gjithë ata që i thonë dinjitetit, dinjitet?

Është koha e fundit, të ngrihemi me të gjithë fuqinë tonë!

Beteja që bëjmë ne, denoncimet që bëjmë ne për vjedhjet 100 përqind në prokurime, për vjedhjen e shekullit në incenerator, për vjedhjen prej 4 miliardë euro në Portin e Durrësit, vjedhjen e sterilizatorëve, të gjitha Edi Rama i hedh në kosh të plehrave!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...