Ungjilli sipas Ramës dhe Veliajt

E mërkurë, 01 May 2024 14:15
Alfred Lela
 

Arben Ahmetaj, një prej pjesëmarrësve në ndërtimin e ngrehinës së Rilindjes dhe qeverisë së saj, u bë, në ironi të fatit, edhe një prej atyre që i hoqën kësaj ndërtese gurin e qoshes. Arratia e tij la pas, jo vetëm vilat me dhoma gjumi, në të cilat kishte sirtarë dhe në të cilët kishte vibratorë, por sidomos një dridhje të madhe në pallatin e pushtetit, që nuk është aspak ajo që rrjedh prej kënaqësisë.

Duke e çuar në Zvicër kokën që Rama dhe pushteti kishte dizajnuar si non grata, dhe si të radhës për të rënë në gijotinën e inskenuar të SPAK, Ahmetaj neutralizoi shfajësimet e pushtetit dhe dënoi me rënie koka të tjera. Ish-zëvendësi i Ramës do të binte bashkë me barrën e madhe të fajit dhe të imazhit negativ të prodhuar nga afera skandaloze e inceneratorëve, dhe do të çlironte qeverinë dhe Ramën. Kryeministri do të rilegjitimonte veten dhe pushtetin, duke thënë se ai nuk i gërmushet drejtësisë, as kur ajo i merr numrin 2 dhe një prej bashkëpunëtorëve të kahershëm.

Siç e do zakoni i flijimeve, të cilat realizohen nëpërmjet gjakut dhe kënaqësisë moribide që i zgjon shpirtit njerëzor, Rama dhe ngrehina e tij do të purifikohej. Skandali i drejtorëve të Veliajt do të ishte një vjedhje e radhës, jo një aferë që rrezikon qeverinë apo bashkinë më të madhe në vend.

Ajo çka e bën këtë teatër, sa tragjik aq dhe komik, është se sa disposable janë kokat përreth Ramës. Se si ato vlejnë vetëm si qëllim pushteti. Ata që deri dje Edi Rama i bënte të dukeshin si bashkëluftëtarë të një kauze të përbashkët, sot janë maskarenj që dalin jashtë vijës së parties, hanë frute mëkati pas shpine, dhe rrezikojnë atë dhe ‘kolektivin’. Ky është paradoksi i madh i Ramës dhe qeverisjes së tij. Ai erdhi në pushtet në supet e një grupi bashkëpunëtorësh dhe tashmë është kthyer në një shpinë. Pas së cilës po ata bashkëpuntorë bëjnë çkahmosin. Ajo që Rama nuk guxon ta bëjë, si ushtrim etik apo filozofik, është se qeveritë, si kur janë kauza si kur janë komplote, janë të tilla vetëm nëpërmjet unitetit të një grupi të caktuar, në këtë rast Rilindjes.

“Aleanca e qelbësirave” rezultoi kësisoj një projekt djallëzor dhe i dështuar. Dhe, nuk është vrasja e secilës qelbësirë zgjidhja, por prerja e kokës së problemit, që është vetë ideja për të ndërtuar një aleancë që mbledh më të këqijtë si qëllim anti-pushteti, i cili më vonë bëhet vetë pushtet.

Nëse marrim një motiv biblik, meqë si Rama ashtu dhe Veliaj bëjnë si priftërinj të një rendi të pambërritur ende, por që vjen vetëm nëpërmjet tyre, në kopshtin e Edenit zgjidhja nuk vjen duke lidhur gjarprin, as duke prerë mollën, por duke nxjerrë nga kopshti Evën dhe Adamin. Në këtë rast Ramën dhe Veliajn si shëmbëlltyra të një sistemi që erdhi në 2013, pikërisht me premtimin e parajsës, vitit zero, mbrothësisë, fundit të së keqes, zhbërjes së Saliut, e me radhë. 

Tani jemi në pikën kur Eva dhe Adami, Rama dhe Veliaj, janë shumë afër mohimit dhe fajësimit të njëri-tjetrit (nuk po mbeten më nga ata që u hanë molla pa shpine, kështuqë kur të mbeten vetëm ata të dy do të kuptohet se janë pikërisht ata vetë mollëngrënësit).

Në këtë kuptim, Arben Ahmetaj, duke ikur mori me vete mëkatet e tij, por edhe shërbeu si hapja e një skene në të cilën ka mbetur gjarpri, molla, dhe Rama me Veliajn. Biblikja e ka që dënimi i njërit është edhe rënia e tjetrit.

Dhe kjo është frika që rrëqeth më shumë se të gjitha pandehmat. Rënia e secilit është edhe e tjetrit, dhe bashkë me ta zhbëhet edhe parajsa e Rilindjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...