Vijon shfazimi i Veliajt, përsërit mashtrimin 1-milion pemë dhe sulmon analistët: Janë bixhozxhinj

E mërkurë, 01 May 2024 14:52
Erion Veliaj ka vijuar sulmet ndaj mediave dhe analistëve të emisioneve të mbrëmjes më një gjuhë të shthurur dhe akuza nga më të ultat, gjë që tregon shfazimin dhe frikën e ortekut të zemërimit qytetar që është ngritur ndaj tij që pas daljes në dritë të aferave korruptive të inceneratorit dhe “5D”.
 

Veliaj ka dalë sot përsëri në një shfaqje me punonjës të bashkisë Tiranës, të cilët së fundi po i tërheq për hundësh si dekor për të kamufluar vetminë dhe ka përsëritur sërish mashtrimin e 1-milion pemëve të mbjella në Tiranë, gjë të cilën e rrëzoi Banka Botërorë vetëm pak ditë më parë me një raport ku e radhiste Tiranën në një prej qyteteve me reduktimin më të lartë të sipërfaqeve të gjelbërta në 7 vitet e fundit. 

 

“Raporti i Bankës Botërore mbi gjendjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor ka rrëzuar përfundimisht tezën e Tiranës së gjelbër dhe miliona pemëve duke e ekspozuar atë si një nga mashtrimet më të mëdha publike.

Sipas BB, në 7 vitet e fundit Tirana jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por përkundrazi ka shënuar reduktim të sipërfaqeve të gjelbra.

Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi, Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina dëshmuan një rritje të sipërfaqes së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana, Tetova dhe Prizreni përjetuan rënie në mbulesën e gjelbër,” thuhej në raport.

Pasi ka përsëritur mashtrimin për të disatën herë, Velij u është sulur sërish analistëve të cilët nuk janë pjesë e enturazhit të tij propagandistik duke i etiketuar me epitete si bixhozxhinj, sharlatane etj.

Veliaj mendon se siç tallet me prokurorët e SPAK, të cilën i quan kolegë me tek të cilët kishte shkuar vetë për të çuar dosje dhe pirë kafe, kujton se të njëjtën gjë mund të bëjë edhe me analistët.

Veliaj duket se është braktisur nga Rilindasit, me urdhër të Ramës gjë që duket se është kuptuar dhe nga “ushtria e patronazhistëve” të cilët i përdor për shikime, pëlqime e komente në eventë “live”.

Foto e më poshtëme janë kapur pas më shumë se 20 minutash që Veliaj ka hyrë “Live” në Facebook dhe siç shihet vetëm 90 veta e ndjekin.

I braktisur dhe i frikësuar se Rama e ka paketuar për atje ku ka çuar shokët e tij me parë, ish-bashkëpunëtorë të afërt, Lali ka lëshuar gojën dhe po tregon fytyrën e tij të vërtetë, atë të armikut të medias së lirë, thashethemaxhiut publik që merr nëpër gojë këdo që i del përpara dhe sigurisht kreut të bandës “5D” që përlau miliona euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Image

Image

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...