Berisha: Kam denoncuar i pari narkoshtetin! Rama me mentorin e tij Xhorxh Soros krijuan në Shqipëri, Kolumbinë e Europës

Tuesday, 04 June 2024 22:30
 
 
 

Lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se është i pari që ka denoncuar me fakte krijimin e narkoshtetit të Edi Ramës.

Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha akuzoi ‘Ramën se bashkë me mentorin e tij Xhorxh Soros krijuan në Shqipëri, Kolumbinë e Europës’. 

 

Berisha: Kurse krimin e dytë më të madh në histori, ndërtimin e narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, rikujtoj këtu çdo shqiptar që do të dijë të vërtetën se këtë kob të vërtetë e kanë denoncuar 6 vitet e fundit mediat më të mëdha të botës në SHBA, në Kanada, Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Holandë, Suedi, Zvicër, Danimarkë, Austri, Greqi, Itali etj.

Dhe së fundmi e denoncoi në mënyrën më të faktuar, më të fuqishme emisioni Raport i RAI3 duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm kombit shqiptar, zgjimit të ndërgjegjes së tyre.

Edi Rama, të them këtu para shqiptarëve se unë nuk e mohoj, por e kam për përgjegjësi që jam ndër të parët në Shqipëri dhe në botë që kam dënuar narkoshtetin në këtë vend.

Edi Rama, e kam bërë këtë kur e gjithë bota e drogës do të mprihte thikat kundër meje. Por për mua interesi kombëtar, interesi i shqiptarëve është interesi i parë dhe gjithçka tjetër bëhet e parëndësishme.

Edi Rama, e kam denoncuar atë sepse kam mësuar se me mentorin tënd, armikun e egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros, ishe lidhur me Bogotën dhe me zyrtarët e atij vendi dhe do importoje këtu modelin kolumbian, do krijoje me doktrinën e Sorosit të rrënimit të kombit shqiptar, në Shqipëri, Kolumbinë e Europës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...