Video/Rama, 12 leje ndërtimi krimit për t'i dhënë goditjen e fundit Durrësit

Tuesday, 05 August 2025 17:26

Qyteti bregdetar i Durrësit po përjeton një nga periudhat më të egra të betonizimit të tij, teksa hapësirat publike, gjelbërimi dhe vijat bregdetare po zhduken dita-ditës.

Në muajt e fundit janë dhënë 12 leje ndërtimi, shumica në zona strategjike pranë vijës së parë të detit, në mënyrë të dyshimtë dhe pa transparencë publike.

 
Lejet janë shpërndarë nga qeveria si shpërblim ndaj grupeve kriminale, të cilat kanë ndihmuar në blerjen e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare. Disa prej këtyre personave janë individë me precedentë penalë të njohur, të lidhur më herët me trafiqe dhe zhvatje territoriale.
 
Organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarë të angazhuar kanë denoncuar publikisht këtë fenomen, duke paralajmëruar se Durrësi po kthehet në një zonë pa ligj, ku zhvillimi urban nuk ndjek më asnjë standard ligjor apo etik.
 
Këto ndërtimet e reja po kryhen me ritme të shpejta, ndërkohë që institucionet e drejtësisë dhe prokuroria heshtin, duke ngritur dyshime të forta për kapjen e shtetit dhe bashkëpunim të heshtur mes mafies së ndërtimit dhe politikës në pushtet.
 
Qyteti historik dhe turistik i Durrësit, që dikur krenonte për arkitekturën e tij të veçantë dhe identitetin bregdetar, rrezikon të humbasë çdo gjurmë të së kaluarës në një grykësi të pashpjegueshme për kullat dhe fitimet e paligjshme.
Modifikuar më Tuesday, 05 August 2025 18:07

Video

Oresti Berberi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...