Ja dokumenti/ Si nipi i Sadri Abazit mori 13 miliardë me tendera vetëm për një vit nga paratë e shqiptarëve

Hënë, 23 Prill 2018 10:38

Kompania e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, ka fituar 13.4 miliardë lekë ose 12.8 milionë dollarë vetëm gjatë viteve 2016-2017 nga tenderat e 7 bashkive. Kompania quhet “AlkoImpex General Construcion SHPK” dhe sipas të dhënave të “Open Data Albania” ka garuar në 19 procedura tenderimi dhe ka arritur të fitojë 17 tendera.

“Alko Impex” ka si administrator Arbër Abazin, nipin e deputetit socialist Sadri Abazi. Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania është regjistruar që në vitin 2008 dhe në vitin 2017 ka vendosur të largojë administratorin e saj. “Më datë 04.04.2017 është vendosur largimi i administratorit Ervis Toska”, thuhet në dokumentet e QKB-së. Pas Ervis Toskës, kompania ka zgjedhur si administrator Arbër Abazin. Kontratat më të mëdha kompania “Alko-Impex” i ka fituar me Bashkinë e Tiranës, kryesisht në ofrimin e shërbimeve të pastrimit të kryeqytetit. Vetëm nga kontratat me Bashkinë e Tiranës, sipas të dhënave të “Open Data Albania”, firma e nipit të Sadri Abaziut ka fituar 8.7 milionë dollarë për “Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana III”.

tenderat-768x586.png

Kompania në fjalë ka fituar katër tendera në Bashkinë e Librazhdit me një vlerë totale prej rreth 683 mijë dollarësh. Për tenderin e pastrimit të qytetit të Librazhdit, kjo firmë ka fituar 51 mijë dollarë dhe kontrata është lidhur më datë 27.10.2017. Ndërkohë që ka marrë dhe tendera të tjerë, si “Mirëmbajtje të objekteve të Arsimit, Kulturës, riparime, lyerje, mirëmbajtje të ndryshme”. Përballë “Alko-Impex” garonin 4 kompani të tjera, por nuk e kanë fituar tenderin, e cila arrinte vlerën e rreth 18.9 mijë dollarësh për një kontratë 20-ditore pune. Kompania ka fituar një tjetër tender katërvjeçar po në Librazhd për “Shërbimin e pastrimit të Bashkisë Librazhd – Financuar nga të ardhurat e Bashkisë Librazhd”. Nga kjo kontratë, firma e nipit të deputetit ka përfituar një total prej 463 mijë dollarësh.

Kontrata tjetër është firmosur në vitin 2015 dhe firma në fjalë ka  përfituar 35.7 mijë dollarë për “Shërbimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të arsimit për njësitë administrative”. Po ashtu kjo kompani ka fituar tenderat edhe në Bashkinë e Devollit, “Shërbimi i pastrimit të territorit të Bashkisë Devoll dhe institucione në varësi të saj”. Edhe nga Bashkia Devoll kompania “AlkoImpex” ka fituar 42.9 mijë dollarë për shërbimin e pastrimit.

Në Bashkinë e Pukës, firma e nipit të deputetit ka fituar tenderin për “Sistemimi i lagjes pas Pallatit të Kulturës, Bashkia Pukë – Buxheti i Shtetit (Fondi i Zhvillimit të Rajoneve)”, me një vlerë totale prej 218 mijë dollarësh. Tri kontrata janë fituar në Bashkinë e Devollit, me një vlerë totale prej 575 mijë dollarësh. Ndërkohë që në Bashkinë e Dibrës, kompania e nipit të deputetit të PS-së, ka fituar 2.9 milionë dollarë. Kjo kompani ka fituar tenderin për rinovimin e bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së Muzeut. Po ashtu në Dibër ka fituar punimet për përmirësimin e infrastrukturës vendore dhe rivitalizimin e hapësirës publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës. Po nga paratë e buxhetit të shtetit, “Alke-Impex” ka fituar dhe tenderin për “Ndërtimi i shkollës së mesme të përgjithshme, Maqellare”. Kjo firmë ka fituar tenderat edhe në Bashkinë e Kavajës në vitin 2016 dhe në Bashkinë e Peqinit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...