Veliaj përfundon mbjelljen e pemëve, por “mbjellja” e kullave vazhdon me sukses….

Hënë, 23 Prill 2018 17:19

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar përfundimin e aksionit disa mujor për mbjelljen e pemëve në Tiranë. Sipas kryebashkiakut, në këtë fushatë agresive, kryesisht të zhvilluar në edicionet e lajmeve të televizioneve dashamirëse me Veliajn,  janë mbjellë 120 mijë pemë. Por paralel me mbjelljen e  pemëve, ka ndodhur edhe një fenomen tjetër, për të cilin mediat e “magjepsura” me kryebashkiakun, kanë heshtur.

etc-768x405.jpgshkenca-768x500.jpgliqeni-2-768x400.jpgfoto-5-1024x1014-768x761.pngeyes-768x417.jpg15-kateshi-768x454.png

Veliaj dhe shefi i tij, kryeministri Rama, kanë miratuar “mbjelljen” e dhjetëra kullave, që do të pushtojnë qendrën e Tiranës dhe së fundmi edhe Teatrin Kombëtar, operacion që do të betonizojë më tej qytetin e ndotur të Tiranës. Veliaj dhe Rama kanë zgjedhur të shpërblejnë oligarkët, duke e asgjësuar përfundimisht ansamblin e ndërtuar nga arkitektët e njohur italianë në qendër të Tiranës dhe duke i dhënë goditjen finale mjedisit.

Fushata e mbjelljes së pemëve nisi si një tentativë për të maskuar betonizmin që po i bëhet Tiranës, me kullat dhe 170 lejet e ndërtimit që ka miratuar krybashkiaku. Qëllimi i fushatës, ishte portretizimi i një “kryebashkiaku të gjelbër”, i cili me lopatë në dorë luftoi heroikisht për gjelbërimin e qytetit. Në këtë fushatë agresive, parakaluan qindra personazhe publike, aktorë, këngëtarë, apo drejtues të klubeve sportive, që sëbashku me kryebashkiakun realizuan “revolucionin e pemëve”.

veliaj-gjebrea--300x181.jpglindita-erion--300x160.jpgolisa-rama-peme--e1524477579122-300x159.jpg

Por, kjo fasadë e ndërtuar me kujdes, dhe e kuruar në mënyrë perfekte në bashkëpunim me mediat, nuk arriti ta shpëlajë kryebashkiakun nga mëkatet e betonit që i rëndojnë mbi supe. Kjo sepse, sado të investohet për të manipuluar opinionin publik, qytetarët tashmë kanë filluar të shohin se si po mbijnë ngrehinat gjigande të miratura prej tij, edhe pse u kishte premtuar moratorium ndërtimesh për 4 vitet e tij në krye të Bashkisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...