"Negociatat"/ Rama nuk bind dot kryeministrin belg: Nuk jemi as "Po" e as "Jo"

Hënë, 23 Prill 2018 17:23

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, deklaroi se vendi i tij nuk ka një vendim zyrtar për një “Po” ose “Jo” në votimin e qershorit për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Charles Michel theksoi se hapja e negociatave është vetëm fillimi i rrugëtimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

“Javën e ardhshme do të ketë diskutime të rëndësishme politike në një samit në Bruksel, do merret vendim në qershor, dhe ramë dakord të ruajmë një dialog të ngushtë me kryeministrin për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do merret në qershor.

S’mund të them një vendim zyrtar, me shumë qartësi them se ne dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë dhe aftësinë për të thelluar reformat brenda BE dhe për të nxitur thellimin e përpjekjeve brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal pozitiv. Për të marrë përgjegjësitë për zbatimin e reformave.

Vizita ime sot në Shqipëri s’është rastësi, e pranova me kënaqësi ftesën që m’u bë për të dhënjë një sinjal miqësie e vlerësimi nga BE për përpjekjet që janë kryer. Me rëndësi është se fillimi i një procesi anëtarësimi është vetëm fillimi, jo mbërritja. S’mund ta vë qerren përpara kaut, është në fillim mbledhja e qeverive të vendeve anëtare të BE…do të jap rreth tryezës së BE një mesazh vullneti dhe përpjekje. Bëj pjesë te ata që mendojnë se duhet të njihen përpjekjet që janë kryer me rezultate të dukshme.” – u shpreh kryeministri belg, Charles Michel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...