Artikulli i Die Welt/ Tahiri pengesë për antarësimin e Shqipërisë në Evropë

E mërkurë, 25 Prill 2018 17:47

“Kur shtrohet pyetja për Shqipërinë që të bëhet sa më shpejt anëtare e BE-së, ka dhe njerëz që janë skeptikë. Kjo lidhet me histori të tilla si: Në tetor prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri…sepse emri i tij përmendej disa herë në telefonatat mes tregtarëve shqiptarë dhe italianë të drogës.”

Kështu shkruan gazeta gjermane “Die Welt” në një artikull për vizitën e Kryeministrit Rama në Berlin. Kjo vizitë ka për qëllim sigurimin e mbështetjes për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Sipas DeutscheWelle, artikulli i kushton vëmendje rastit të ish-ministrit Tahiri duke shkruar se çështja Tahiri është një nga rastet kryesore që përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Evropës.

Die Welt citon gjithashtu raportin e Interpolit për vitin 2017, i cili e rendit Shqipërinë  ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Evropë dhe pikë të rëndësishme të tregtisë së kokainës dhe heroinës.

“Deri më sot nuk është hequr plotësisht dyshimi se krimi i organizuar ka kapur fort ekonominë e vendit dhe tentakulat e tij arrijnë deri në nivelet më të larta të qeverisë. Në raportin e Interpolit për vitin 2017, Shqipëria renditet ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Evropë, ky vend përshkruhet si pikë e rëndësishme e tregtisë me kokainën dhe heroinën”, shkruan Die Welt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...