×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Merkel kthen mbrapsht Ramën: Korrupsioni dhe Krimi i Organizuar kushtet për hapjen e negociatave

E mërkurë, 25 Prill 2018 17:51

Kancelarja Angela Merkel e kthen mbrpasht kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar që deri në qershor të japë prova për forcimin e  ligjit, luftën kundër krimit të Organizuar dhe luftën kundër korrupsionit. Këto tri pika ishin çështjet kryesore të fjalimit të Merkelit në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama. “Ka fusha të tjera për të cilat do të flasim, sundimi i ligjit në përgjithësi, por edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Besoj që gjithmonë pajtohemi se nuk është për ne që të bëjmë favore, në fund të fundit rezultatet në këto fusha janë me rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe popullin e saj. Kjo gjithashtu krijon mundësi për rritje ekonomike. Kjo krijon potencial për besim dhe besueshmëri, për investitorët. Kjo krijon mundësi të ardhshme për të rinjtë, të cilat duhet të kemi mbi të gjitha në mendje” u shpreh Merkel.

Kancelarja Merkel e tha hapur se Gjermania do të presë muajin qershor për të dhënë vendimin e saj për hapjen e negociatave. “Komisioni propozoi më 17 prill që negociatat e pranimit me Shqipërinë të mund të hapen. Ne do ta diskutojmë atë në Këshillin Evropian në fund të qershorit. Ka një numër parakushtesh për të hyrë në negociatat e pranimit. Shqipëria ka punuar tashmë shumë për disa gjëra. Ekzistojnë disa kushte për fillimin e negociatave të pranimit. Ne do të bëjmë në javët e ardhshme opinionin tonë përfundimtar në se disa gjëra duhet të bëhet në qoftë se ka tashmë mjaft përparim, dhe për të diskutuar me kolegët tanë evropianë” tha Merkel.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama nuk tha asgjë më shumë se mban shpresat tek mbështetja e Gjermanisë dhe e kancelares Merkel në fund të qershorit për çeljen e negociatave. 

Fjala e plotë e Merkel

https://www.bundesregierung.de/Content/DE/Mitschrift/Pressekonferenzen/2018/04/2018-statement-merkel-rama.html

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 18:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...