Presidenti Meta nga Shkodra: Arsimi, rruga e duhur për t’u integruar

E Enjte, 26 Prill 2018 17:32

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Shkollën Austriake “Peter Mahringer” në Shkodër në kuadër të ditës së dyerve të hapura.  Presidenti Meta u prit nga ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, drejtori i shkollës, z. Josef Fasching, Konsulli i Nderit të Austrisë, Gjergj Leqejza, trupi pedagogjik dhe nxënësit. Pasi vizitoi mjediset e shkollës profesionale e përqendruar në informatikë e që ka rreth 340 nxënës, Presidenti i Republikës u njoh me disa nga shpikjet e nxënësve të ekspozuar në ambientet e kësaj shkolle.  Gjithashtu, së bashku me Ambasadorin Sattler, Presidenti Meta nderoi dhe u dorëzoi certifikatat disa nxënësve të shkëlqyer të cilët janë fitues të konkurseve që ka organizuar shkolla. Duke folur gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta vlerësoi investimin austriak si një shembull i funksionimit të arsimit profesional në Shqipëri dhe theksoi se degët që studiohen në këtë shkollë janë me shumë rëndësi për ta sjellë në të ardhmen Evropën në Shkodër dhe në Shqipëri.  “Jam shumë i kënaqur që ndodhem për vizitë në këtë shkollë, në këtë atmosferë pozitive. Dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë investim të mrekullueshëm austriak që është materializuar në një shembull të shkëlqyer se si mund dhe duhet të funksionojë arsimi profesional në Shqipëri. Degët që ju studioni dhe që mësohen në këtë shkollë janë jetike dhe më shumë rëndësi për të ardhmen, për ta sjellë Evropën në Shkodër dhe në Shqipëri. Kjo është rruga e duhur për t’u integruar. Gjithashtu kjo shkollë shërben si model frymëzues se si të ndërtojmë shkolla të tilla edhe në zona të tjera të vendit tonë”, - tha ndër të tjera Presidenti i Republikës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...