Pasi u gjakos, Spaho merr në telefon drejtorin e policisë: Kush të dha urdhër?

E mërkurë, 04 Prill 2018 09:21

Pas incidentit brenda ambienteve të Gjykatës së Tiranës, ku deputeti i PD-së mbeti i lënduar, pasi u konfrontuan me policinë, ai mori në telefon drejtorin e Policisë së Tiranës, Kastriot Skenderaj.

Në një video të News24 shihet se Spaho i kërkon llogari Skënderajt se pse nuk lejohen të futen në sallë, atje ku do të caktohet edhe masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar. 

“Policët e tu me gjakosën, me ç’të drejtë pengon deputetet të futen? Nuk ka vendim për seancë me dyer të mbyllura.

Më thuaj kush të ka dhënë urdhër për të mos më lësh mua në gjykatë, këtë më thuaj kush të dha urdhër, më thuaj”,- tha Spaho.

Mësohet se Spaho ka marrë edhe ministrin Xhafaj në telefon, por ky i fundit nuk ia ka hapur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...