Deputetët e LSI-së: Fundi është afër, ngrihuni

E mërkurë, 04 Prill 2018 10:04

Deputetët e LSI-së të cilët kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallë, e kanë quajtur tension të pajustifikuar atë që po ndodh në gjykatën e Tiranës.

Deputetja Nora Malaj ka postuar një status në Facebook ku shkruan se: “Terror policor! Rrugēt dhe rrugicat e Tiranës të bllokuara! Një tension i pajustifikuar! Paniku ndjehet ngado! Cfarë po ndodh?! Pse kaq Frikë?? Ky është qyteti i qytetarëve dhe Shqipëria e Shqiptarëve!”.

Ndërsa Kejdi Mehmetaj, deputetja tjetër e LSI-së, a pohuar se nuk ka forcë që ndalon qytetarët të luftojnë për të drejtat e tyre. Duke vazhduar më tej ajo ka ftuar qytetarët të ngrihen kundër krimit e makthit që ka kapur veten.

“Terrori policor i Diktaturës Edi Rama! Ska polic, as forcë që mund të ndalojë qytetarët të luftojnë për të drejtat e tyre. Edi Rama po mbytet në frikën e tij, fundi është afër. Ngrihu! Jep edhe ti kontributin tënd në largimin e këtij makthi që ka kapur vendin. Ngrihu për veten, për më pak taksa, kundër krimit qeveritar, kundër diktaturës!”, shkruan Mehmetaj.

Modifikuar më E mërkurë, 04 Prill 2018 10:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...