×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Propozimi i kryeministrit belg: Të çojmë një përfaqësues për të “kontrolluar” Shqipërinë

E Enjte, 03 May 2018 17:33

Një i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor mund të kontribuojë në stabilizimin e rajonit.

Ishte kjo deklarata e kryeministri belg Charles Michel, të enjten gjatë një debati në Parlamentin Europian.

“Duke u kthyer nga një mision në Shqipëri dhe Serbi u binda se Evropa nuk mund të jetë e kënaqur të jetë thjesht një lehtësuese”, tha kryeministri belg gjatë fjalimit në Bruksel.

Sipas tij, BE duhet të dërgojë një të dërguar të posaçëm në Ballkan për “të ndihmuar të krijojë një perspektivë stabiliteti” në rajon.

I dërguari duhet të jetë i pajisur me “legjitimitet politik”, shtoi Michel, sipas të cilit ish shefat e shtetit apo qeverisë mund të kenë besueshmërinë për të luajtur një rol të tillë.

“Ne duhet të shmangim që në një kohë të caktuar të ballafaqohemi me një përshkallëzim”, përfundoi ai.

Propozimi i tij u mirëprit nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Perspektiva e zgjerimit të Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor është kthyer në agjendën politike të evropianëve për disa muaj tani. Një samit informal mbi këtë temë do të mbahet më 17 maj në Sofje./Gsh.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...