×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mbjell pemë apo kulla?! OBSH: Ajri i Tiranës burim vdekjesh

E Enjte, 03 May 2018 17:18

Në Shqipëri, 16 njerëz kanë humbur jetën për shkak të ndotjes së ajrit. Këto shifra alarmante, të gjendura në raportin më të fundit të OBSH për cilësinë e ajrit dhe të krijuar në infografike nga Breathlife, tregojnë situatën në të cilën ndodhet vendi ynë.

Sipas këtij raporti, cilësia e ajrit jashtë nxit sëmundje ishemike të zemrës, duke çuar më tej drejt vdekjes.

Një e dhënë tjetër e raportit tregon se numri i vdekjeve të fëmijëve për këto shkaqe ka qene 10, me të dhënat e raportuara për 2017.

Sipas këtyre statistikave, në Tiranë ajri është 60 % më i ndotur se niveli i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Raporti i OBSH:
Më shumë se 80% e njerëzve që jetojnë në zonat urbane janë të ekspozuar ndaj niveleve të cilësisë së ajrit që tejkalojnë kufijtë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ndërkohë që të gjitha rajonet e botës janë të prekura, popullatat në qytetet me të ardhura të ulëta janë më të prekurit.

Sipas të dhënave më të fundit të cilësisë së ajrit, 97% e qyteteve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme me më shumë se 100 000 banorë nuk përmbushin udhëzimet e OBSH për cilësinë e ajrit. Megjithatë, në vendet me të ardhura të larta, kjo përqindje zvogëlohet në 49%.

Gjatë dy viteve të kaluara, baza e të dhënave – që tani mbulon më shumë se 4000 qytete në 108 vende – është gati dyfishuar, me më shumë qytete që matin nivelet e ndotjes së ajrit dhe njohjen e ndikimeve të lidhura shëndetësore.

Ndërsa cilësia e ajrit urban zvogëlohet, rritet rreziku për goditje si sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive, si dhe sëmundje të frymëmarrjes kronike dhe akute, përfshirë astmën, për njerëzit që jetojnë në to. /monitor


Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...